• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtatë betejat e luftëtarit Cana

by Java News
27/04/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorik Cana ka reputacionin e luftëtarit të vërtetë. Kushdo që e ka ndjekur shqiptarin, i cili ka veshur fanellat e Paris SG, Olympique Marsejë, Sunderlandit, Gallatasarajit, Lazios dhe tani Nantes, e di që ky imazh është i pandashëm prej tij e jo diçka që ka ardhur nga ajri.

Në Kombëtare, mbrojtësi gjithnjë ka shfaqur përkushtim të plotë. Me 89 ndeshje ndërkombëtare, kapiteni është po ashtu lojtari me më shumë paraqitje për vendin e tij. Në moshën 33-vjeçare ai ka nderin që të drejtojë ekipin e tij në EURO 2016.

Është ngjarja e parë e madhe në të cilën është kualifikuar Shqipëria. Cana dhe kolegët e tij në Europian do të startojnë më 11 qershor në ndeshjen ndaj Zvicrës. Është datë simbolike. Vite më parë, saktësisht 13 vite më parë, Cana për herë të parë është nominuar për ekipin nacional. Vendi i tij luajti po ashtu kundër Zvicrës.

Ndeshja ishte luajtur në Gjenevë, vetëm 60 kilometra larg vendit ku është rritur. “Një kthesë e bukur e fatit”, thotë “veterani” me buzëqeshje në fytyrë gjatë një interviste për “FIFA.com”, në të cilën ai rrëfen rrugëtimin e tij si person dhe si lojtar.

Mbijetesa “Unë vij nga Kosova. Në vitin 1990, konflikti i parë i madh përfshiu Jugosllavinë, të cilës i përkiste Kosova në atë kohë. Ne u larguam së bashku me familjen. Si shumë bashkëkombës shqiptarë nga Kosova apo Maqedonia, ne ishim refugjatë në Gjermani apo Zvicër. U rrita në Zvicër. Në vitin 2000 lëviza në drejtim të Francës për të mbaruar edukimin tim te PSG-ja”.

Trashëgimia e tij “Babai im ishte futbollist profesionist dhe ka luajtur në këtë mënyrë. Ai gjithnjë ka dhënë çdo gjë dhe ishte tip fitues. Ai ka qenë i ashpër me mua kur unë po rritesha, si në aspektin personal e po ashtu edhe në futboll.

Më ka shtyrë gjithmonë që të jap më të mirën, që të kem sukses, pasi e ka ditur se mund t’ia dal. Ai më ka bartur vlera dhe më ka mësuar që kurrë të mos dorëzohem. Kur e kam kuptuar më vonë rrugën e jetës së familjes sime dhe situatën e vështirë të njerëzve që kanë qëndruar prapa, më është rritur motivi edhe më tepër. Gjithë kjo pasqyrohet në mënyrën e lojës sime në fushë”.

Karriera “Kur kam luajtur për rezervat e PSG-së, kam pasur dëshirë të madhe për sukses. Antoine Kombouare ishte trajneri im. Ai më ka ndihmuar që të tejkaloj pengesat psikologjike. Konflikti në vendin tim të origjinës, që sapo kishte përfunduar, ka forcuar dëshirën time.

Dëshiroja të isha i suksesshëm dhe të dëshmoja veten në Paris. Është një ekip ku gjithnjë ishte e vështirë për të rinjtë që të depërtojnë nga Akademia në ekipin profesional. Kështu që unë dhashë çdo gjë nga vetja, shfaqa tërë inatin dhe dëshirën në realizimin e synimit. Atje krijova reputacionin që më ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.

Vendi i tij “Unë kam dashur gjithnjë që të përfaqësoj Shqipërinë dhe shqiptarët. Derisa luaja për Parisin, mundësia u krijua vetë dhe relativisht shpejt. Kam pasur nderin që, për herë të parë, të nominohem në moshën 19-vjeçare dhe kështu nisi historia ime. Ekipi nacional është shumë i rëndë- sishëm për shqiptarët, të cilët janë më të shumtë jashtë kufijve të vendit se sa brenda.

Ekipi u dha shqiptarëve mundësinë që të bashkohen nën të njëjtin flamur dhe të arrijnë diçka së bashku. Shumë lojtarë kanë lindur dhe janë rritur jashtë. Ekipi ynë na mundësoi të punojmë së bashku që të arrijmë diçka të bukur për herë të parë. Kjo është arsye për kohezionin tonë dhe që bëri të mundur kualifikimin tonë në ‘Euro 2016′”.

Ekipi i tij përfaqësues “Unë gjithnjë jam munduar t’i bind shqiptarët më të mirë që të luajnë për ekipin kombëtar. Ka shumë cilësi atje, vetëm duhet pritur për zhvillim kur kushtet janë të mira. Ne kemi shumë lojtarë të mirë që kanë pasur mundësinë të rriten jashtë.

Rrjedhimisht kemi arritur të kualifikohemi për në Europian, gjë që para tri apo katër vitesh dukej e pamundur. Para vitit 2000 kemi pasur ekipin që ka reflektuar shtetin e Shqipërisë. Sot kemi ekip nacional, me të cilin shqiptarët ndihen vërtet të përfaqësuar. Lojtarët e ndiejnë këtë. Sa më larg që shkonim në kualifikime, më shumë njerëz ndiqnin ndeshjet tona dhe presioni rritej.

Ishte me rëndësi që t’ia dalim të përballemi me të. Unë jam atje që të shërbej si zbutës kur gjërat nuk ecin mbarë dhe rezultatet mungojnë. Mundohem që për të tjerët të shërbej si rrufepritës dhe të heq pak presion prej shpatullave të tyre. Ekipi nacional u takon atyre që e meritojnë dhe atyre që duan të jenë pjesë e tij”.

E ardhmja “Ne jemi të përqendruat te një datë: 11 qershor. Ndeshja e parë do të jetë shumë e rëndësishme. Mendimet e mia shkojnë vetëm deri në këtë pikë, jo përtej. Nuk kam mundur të ëndërroj diçka më të mirë që lidhet me vendin tim se të kualifikohemi për në Francë.

Nuk mund të them çka do të ndodhë në të ardhmen, pasi janë shumë lojtarë të rinj që po zhvillohen. I kam shoqëruar ata në këto vite, por ju duhet të dini se është momenti për të liruar rrugën. Unë do të bisedoj pas Europianit me Federatën dhe me familjen për të marrë një vendim.

Jam i vetëdijshëm se kjo mund të jetë sfida e madhe e fundit për mua. Shumë lojtarë janë 23 apo 24 vjeç dhe luajnë në ligat më të mira. Në kualifikimet për Botërorin e Rusisë dhe në ciklet e ardhshme do të vijë në shprehje freskia e tyre dhe dëshira për të dhënë kontribut. Jemi në grup të fortë me Spanjën e Italinë, por Shqipëria ka mundësi për një cikël të mirë kualifikues.

Personalisht unë do të marr vendimin që është më i miri për mua, por edhe për ekipin, për zhvillimin dhe reputacionin e ekipit nacional. Lojtarët e rinj duhet të arrijnë nivelin më të mirë të tyre, në të kundërtën ne nuk duhet të humbim shumë kohë. Ne do të analizojmë me kujdes. Kjo do të ndodhë pas Europianit dhe pushimit, pasi edicioni ishte i gjatë. Në çdo rast unë do të jem pranë ekipit, nëse kjo nuk është e mundur në fushë, atëherë afër saj”.

Next Post

Nishani me Donald Tusk: Do të plotësojmë kriteret për anëtarësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

I akuzuar për vrasje 25 vite më parë, arrestohet në Shqipëri shtetasi nga Kosova

May 12, 2026
Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

May 12, 2026
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

May 12, 2026
“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

May 12, 2026
“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit

Starmer nuk largohet: Jeni të frustruar por kemi kundërshtar të rrezikshëm

May 12, 2026
Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 12, 2026
“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

May 12, 2026
“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

May 12, 2026

Vetëm 950 mijë do të votonin sot në Shqipëri – mbi 2/3 e tyre për PS-në

May 12, 2026
Të ardhurat për frymë rriten në të gjithë Ballkanin, po si renditet Shqipëria?

Të ardhurat për frymë rriten në të gjithë Ballkanin, po si renditet Shqipëria?

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In