• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari kapet me 105 kg kokainë të pastër në Itali, pakot me stampa dhe kode të grupeve pritëse, çfarë e tradhtoi 42-vjeçarin

by B K
06/03/2025 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit në Itali ka bërë një sekuestrim droge ditën e sotme, gjatë një operacioni të befasishëm në rajonin e Latina.

Një shqiptar u arrestua dhe mbi 100 kg kokainë e pastër u sekuestrua, e cila do hidhej në tregun e brendshëm dhe me vlerë disa milionë euro.

Droga ishte fshehur në bagazhin e mjetit me të cilin i dyshuari po udhëtonte dhe bënte korrierin e një organizate kriminale narkotrafiku. Policia e Aprilias është ndihmuar edhe nga patrullat e tjera dhe agjentët në këtë operacion.

I arrestuari është një 42-vjeçar, pa precedentë penalë, i cili ka shfaqur menjëherë një qëndrim nervoz gjatë hetimeve, rrethanë që ka shtuar dyshimet e hetuesve të cilët më pas kanë kryer kontrollin personal të subjektit të shtrirë në mjet.

Brenda makinës, në bagazh, u gjetën tre thasë me blloqe të shumta të mbështjellë me celofan, të cilat, siç u vërtetua nga testet e mëpasshme të kryera nga efektivët e Policisë Shkencore, përmbanin në total 105 kg kokainë, informon media italiane.

Pakot ishin të stampuara me figura dhe ankronime të ndryshme, që duket se nënkuptonin celulat që prisnin mallin. Kjo është një nga konfiskimet më të rëndësishme të drogës në krahinë gjatë viteve të fundit. Sasia e madhe e drogës do të kishte nxitur tregun e drogës në Aprilia dhe zonat përreth.

Hetimi koordinohet nga prokurori publik i Latinës, Luigia Spinelli, kurse shqiptari është izoluar në paraburgim, në pritje të gjyqit.

 

Next Post
“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

"Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri", LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com