• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët po fitojnë më pak, apo është rritur evazioni mbi pagat?!

by Java News
10/04/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse treguesit e punësimit raportohen të kenë shënuar përmirësim të ndjeshëm muajt e fundit në sektorin privat, kjo nuk është reflektuar në paratë që mbledh buxheti nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, zëri i tatimit mbi të ardhurat personale solli 5.4 miliardë lekë në buxhet për periudhën janar-shkurt 2017, me një rënie prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe në raport me planin e parashikuar kur u hartua buxheti (që u la pothuajse i njëjtë me faktin e 2016-s), të ardhurat nga ky zë janë 6.1%, apo 354 milionë lekë më pak.

Situata është e ndryshme nga viti i kaluar, ku në janar-shkurt 2016, të ardhurat nga TAP u rritën me 44%. Për gjithë vitin 2016, të ardhurat nga TAP u rritën me gati 6%, për të arritur në 31.5 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të detajuara nga tatimet, për vitin 2016, peshën kryesore në mbledhjen e TAP e zënë të ardhurat nga tatimi mbi pagën në sektorin privat, me 35% të totalit, më pas renditen pagat në sektorin shtetëror, me gati 20%,   tatimi mbi të ardhurat e tjera në burim, me rreth 15%; nga qiratë rreth 12%; nga interesat rreth 9% e të tjera.

Kontabilistët shpjegojnë se aktualisht ka një diferencë të madhe mes taksimit të individëve me paga të larta dhe bizneseve të vogla çka po nxit një skemë të shmangies ndaj taksave, teksa individë me paga të larta po regjistrohen si persona fizikë, (biznes i vogël) dhe faturojnë kompanitë që ata punojnë, në mënyrë që të shmangin tatimin mbi të ardhurat personale, që për pagat e larta arrin deri në 23%.

Për pagat, që prej vitit 2014, taksimi (tatimi mbi të ardhurat personale-TAP) është progresiv. Nga zero deri në 30 mijë lekë, TAP është zero, nga 30,001 deri në 130 mijë lekë është 13% e shumës  mbi 30 mijë lekë dhe nga 130 001 lekë e më lart është 23% e shumës mbi 130 mijë lekë. Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.

Në të kundërt, bizneset e vogla janë pothuajse të përjashtuara nga taksat. Që nga fundi i vitit 2015, për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë, tatimi është zero, ndërsa bizneset me xhiro nga 5-8 milionë lekë, tatimi i thjeshtuar është 5%. Mbi 8 milionë lekë bizneset kategorizohet si i madh dhe paguajnë 15% tatim fitimi. Pikërisht këto shtigje ligjore po i nxisin individët me paga të larta të gjejnë strehim si biznes i vogël.

Monitor.al

ma.me

Next Post
FOTO/ Deputeti i PS zbulon foton: Berishajt familjarisht të lidhur me Enver Hoxhën

FOTO/ Deputeti i PS zbulon foton: Berishajt familjarisht të lidhur me Enver Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In