• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

by A R
11/03/2026 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për nisjen e fazës së zbatimit të projektit JURONIX, një investim i përbashkët i mbështetur nga Qeveria Shqiptare (9 milionë euro) dhe Qeveria Suedeze (2 milionë euro), që synon modernizimin digjital të administrimit të drejtësisë dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në shërbimet gjyqësore.

Në fjalën e tij, Ministri theksoi se digjitalizimi i drejtësisë nuk është thjesht modernizim teknologjik, por një instrument i drejtpërdrejtë për të arritur tre objektiva themelorë të politikave publike në fushën e drejtësisë: forcimin e garancive proceduriale dhe të të drejtave të njeriut, rritjen e efikasitetit të sistemit, si dhe kodifikimin dhe modernizimin e kuadrit ligjor në përputhje me acquis të Bashkimit Europian.

Ministri nënvizoi rëndësinë e përvojës reale të qytetarit në sistem, duke e lidhur modernizimin me procesin e rregullt ligjor dhe aksesin efektiv në drejtësi. “Procesi i rregullt ligjor, barazia e palëve, transparenca proceduriale dhe e drejta për t’u dëgjuar janë shtylla të shtetit të së drejtës. Kur administrimi i çështjeve bëhet më i strukturuar, më i gjurmueshëm dhe më i kontrollueshëm institucionalisht, rritet standardi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizohet aksesi në drejtësi“, tha ai.

Duke u ndalur te performanca e sistemit dhe pritshmëritë e qytetarëve e bizneseve për vendimmarrje në kohë, Ministri theksoi se: “Efikasiteti nuk është vetëm luksi teknologjik, por është kushti që drejtësia të jetë realisht e aksesueshme.”

Në të njëjtën linjë, Ministri vuri në dukje se modernizimi digjital duhet të ecë paralel me modernizimin e kuadrit ligjor, për të rritur sigurinë juridike dhe për të avancuar në rrugën europiane të vendit: “Modernizimi i administrimit të drejtësisë shkon paralel me modernizimin e kuadrit ligjor. Qëllimi është rritja e sigurisë juridike dhe harmonizimi i vazhdueshëm me acquis të Bashkimit Europian.”

Ministri garantoi se Ministria e Drejtësisë do të jetë partner aktiv gjatë gjithë zbatimit të JURONIX: duke luajtur rolin e koordinatorit, politikëbërësit dhe kërkuesit të standardeve në sistemin e drejtësisë; duke mbështetur koordinimin ndërinstitucional, ndërtimin e kapaciteteve dhe respektimin e standardeve të sigurisë e mbrojtjes së të dhënave, me qëllim që ky investim të sjellë përfitim të prekshëm për qytetarin dhe të rrisë besimin te drejtësia.

Projekti JURONIX

JURONIX është një platformë e avancuar që synon transformimin digjital të administrimit të drejtësisë dhe rritjen e transparencës, efikasitetit dhe besueshmërisë së proceseve gjyqësore. Projekti ka përfunduar fazat e inicimit, analizës dhe planifikimit dhe ka hyrë në fazën e ekzekutimit dhe implementimit të komponentëve kryesorë. Platforma mbështetet në infrastrukturë moderne, me standarde të larta sigurie dhe mbrojtjeje të të dhënave në përputhje me GDPR (rregullorja e BE-së për mbrojtjen e të dhënave), si dhe mekanizma të vazhdimësisë së shërbimit. Paralelisht, procesi i digjitalizimit të arkivave gjyqësore ka transformuar mbi 12.9 milion faqe dokumentesh në format digjital, duke krijuar një arkivë të kërkueshme dhe të integruar.

Next Post
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

"Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun", Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

September 23, 2026
“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

September 23, 2026
Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

September 23, 2026
Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com