• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

by Adrian Thano
11/03/2026 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Ne jemi popull gjaknxehtë kur bëhet fjalë për hapësirën tonë të ngushtë. Mjafton një thërrime padrejtësie mbi atë që e quajmë ‘tonën’, që zemërimi të na ndizet si eshkë. Një vështrim vëngër, një makinë e parkuar keq, një pëllëmbë tokë e shtyrë shndërrohen në fushëbeteja ku mbrojmë me dhëmbë atë që “na takon”. Edhe një çikërrimë e kotë e përditshmërisë mjafton për të na nxjerrë nga vetja.

Përfytyro pastaj një xhepist që të rrëmben kuletën në autobus apo çantën në rrugë. Revolta jonë këtu, me të drejtë nuk njeh peshore. Ndizemi si fitili, kërkojmë llogari, denoncojmë, duam ta shohim menjëherë hajdutin të kapur e të ndëshkuar.

Por, çfarë ndodh kur dikush na vjedh të gjithëve njëherësh?

Miliardat e vjedhura në tendera, koncesione, fatura fiktive, favorizime, kjo makineri e tërë që na vjedh me letra e me vula, nuk prodhon të njëjtin zemërim. Më saktë prodhon një  zemërim të ndarë, një përçarje të re.

Ndoshta sepse për shumë nga ne, korrupsioni duket abstrakt, shifra të mëdha, dosje, procedura. Ndoshta sepse nuk e shohim “me sy” momentin kur na merren paratë. Ndoshta sepse nuk e kemi përballë atë që na e ka futur krahun thellë në xhep. Ndoshta.

Por kjo vjedhje është po aq konkrete. Janë paratë tona që i japim plus përditë për çdo litër karburant që blejmë, çdo faturë uji dhe energjie, në TVSH-në që na mbahet për bukën, qumështin, rrobat. Janë parà që dalin nga sakrifica, shpenzim i një jete të tërë. Vetëm se ia kemi besuar dikujt me shpresën se do t’i kthejë në shërbime.

Ai ose ajo i kthen në jahte, vila, në një jetë luksoze që ne ia paguajmë me detyrim.

I korruptuari është thjesht një xhepist i përmasave gjigante. Na vjedh të gjithëve  në heshtje, duke na e shpërndarë dëmin në mijëra pagesa të vogla që ne nuk i ndjejmë derisa kuptojmë se jemi gdhirë të varfër në një vend të pasur. Ai vret jo vetëm mundësitë për më shumë. Shkatërron edhe moralin, shpresën, dëshirën për të jetuar në vendin tënd.

Pikërisht ai e ka vrarë buzëqeshjen në rrugët tona. Ai na ka bërë të gjithëve të zymtë, të vrazhdë, agresiv, mosbesues.

Heshtjen përballë tij, kur ajo buron nga pafuqia, mundet edhe ta mirëkuptosh. Kur sistemi ngrihet si një përbindësh i pakontrollueshëm, dorëzimi është shpesh instinkt mbijetese. Shumë nga ne thjesht nuk besojnë më te ndryshimi dhe mbyllen në guaskën e tyre të apatisë.

Por paradoksi ynë tragjik fillon aty ku heshtja merr fund dhe nis avokatia e turpshme e korrupsionit. Fenomeni bëhet i frikshëm kur individi fillon ta mbrojë me pasion të korruptuarin. Viktima mbron pikërisht atë që e ka zhvatur. Vjedhja publike fillon e relativizohet me arsyetime foshnjore si “të gjithë vjedhin” apo “edhe të tjerët kështu do bënin”.

Në këtë pikë, logjika e qytetarit vdes dhe vendin e saj e zë instikti i tifozit që bërtet në stadium për ngjyrën e fanellës.

Një shoqëri nuk rrënohet vetëm nga ata që e vjedhin. Edhe ai që e pranon vjedhjen, ose e mbron atë, e rrënon po aq. Rrjedha e kohës ia fashit atij ndjenjën e së drejtës. Madje ai e godet drejtësinë edhe kur ajo ngrihet për të vepruar. Më naivi syresh as nuk e kupton se dora që po puth është dora që e mban të varfër.

E ka dënuar veten të jetojë “ndënë thundrën e përdhunës”.

Next Post
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t'u dëgjuar!

Comments 2

  1. ppa says:
    8 months ago

    Argumentim foshnjarak qe konsumon nje ceshtje te sterkonsumuar; me fjale te tjera eshte nje popull budalla qe nuk di te reagoj, pavaresisht se tenxhereve mediatike “u zuri goja lesh”. Me kete logjike, mbylle diskutimin, bashkohu me plehren PD, per te rrezuar qeverine me menyra te tjera… Nuk u lodhe ore Thano, po na del ne ender mjekra dhe xhufka jote e flokeve pas koke!

    Reply
  2. Vlora says:
    8 months ago

    Thano ha buk vec

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet -

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

November 6, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

November 6, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

November 6, 2026
BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

November 6, 2026
“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

November 6, 2026
Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

November 6, 2026
Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

November 6, 2026
Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In