• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptarët nxjerrin armët në Antwerp, tre të plagosur, dy në gjendje të rëndë

by A R
16/10/2024 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që tronditën qytetin belg të Antwerp, pasditen e kësaj të mërkure.

Ngjarja u regjistrua në një apartament në lagjen Jesus, në zemër të qytetit belg, pranë urë Kipdorp & Sint-Jacobsmarkt.

Mësohet se protagonist ka qenë një grup shqiptarësh, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur. Policia belge ka arrestuar 4 persona që akuzohen për ngjarjen, ndër të cilët 3 ishin shqiptarët e plagosur. Të gjithë të ndaluarit janë të moshës 23 deri në 38 vjeç, por ende nuk janë publikuar identitetet e tyre të plota.

Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë lokale konfirmoni se katër të dyshuar janë arrestuar. “Tre prej tyre janë të plagosur, dy prej të cilëve janë në rrezik për jetën”, tha ai për mediat vendase.

Rrethanat e të shtënave janë ende të paqarta, por sipas dëshmitarit Leno, i cili drejton një dyqan tatuazhesh, papritmas u dëgjuan tre të shtëna në një nga apartamentet sipër.

Shqiptarët nxjerrin armët në Antwerp, 3 të plagosur, 2

“Doja të dilja jashtë kur një burrë hyri papritur në biznesin tim dhe bërtiti: ‘Telefononi ambulancën’. Në korridor kishte gjurmë gjaku. Shërbimet e urgjencës mbërritën shumë shpejt dhe gjetën një të plagosur në një banesë. Njësia e zjarrfikësve u thirr për ta nxjerrë burrin nga banesa me një ashensor me shkallë”, tha dëshmitari.

Pak më vonë, shërbimet e urgjencës morën një telefonatë nga parkimi i makinave Meir/Opera në Sint-Jacobsmarkt. Pranë një automjeti ndodheshin dy persona të plagosur me armë zjarri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë aktualisht.

Policia ka mundur të arrestojë një person të katërt që ndodhej pranë parkingut ku u gjetën të plagosurit, por që vetë nuk kishte pësuar lëndime.

Ndërtesa në rrugën Jesus ku ka ndodhur ngjarja njihet si rezidencë për evropianolindorët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë. Pak vite më parë, në rrugën Jesus u kap një bandë shqiptare droge që furnizonte qendrën e qytetit me kokainë.

/a.r

Next Post
Moti i keq godet Italinë, në Liguria mbyllen shkollat dhe bllokohen rrugë e hekurudha

Moti i keq godet Italinë, në Liguria mbyllen shkollat dhe bllokohen rrugë e hekurudha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In