• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët konsumojnë më shumë banane/ Importet u dyfishuan në dekadën e fundit. Kryesojnë Ekuadori dhe Kolumbia

by Java News
09/02/2022 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2021, konsumi i bananeve në vend rezulton që të ketë arritur një nivel rekord, të paktën sipas shifrave zyrtare. Të dhënat nga Doganat bëjnë të ditur se u importuan gjithsej banane me vlerë  3 miliardë lekë (rreth 25 milionë euro). Në krahasim me vitin e mëparshëm, importet u zgjeruan me 9.1%, ndërsa në raport me një dekadë më parë janë dyfishuar.

Në sasi, në vitin 2021 u importuan gjithsej 34.4 milionë kg, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Konsumi për frymë, katër herë më i lartë se në Francë

Të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se konsumi për frymë i bananeve në vitin 2021 arriti në 12.2 kg/frymë, më i larti historik në vend. Në krahasim me një dekadë më parë, konsumi për frymë rezulton i dyfishuar (në vitin 2010 ishte 6 kg/frymë).

Sipas Faostat, në nivelet e 2021, konsumi pr frymë i bananeve në Shqipëri i është afruar mesatares vjetore, ndërsa ai është tre herë më i lartë se Franca (4 kg për frymë). Zyrtarisht rezulton se shqiptarët konsumojnë më shumë banane edhe se Spanja (7 kg/frymë), Greqia (10.8), Italia (11). Konsumin më të lartë në Europë e ka Mbretëria e Bashkuar (17 kg/frymë).

 Shtetet, kryesojnë Ekuadori dhe Kolumbia

Ekuadori është shteti kryesor, nga ku importohen bananet në vend, me 77% të totalit, me një vlerë prej 2.4 miliardë lekë, në dyfishim në raport me një dekadë më parë.

Nga viti 2016, u shënua një rritje e ndjeshme e importeve nga Kolumbia, që arriti nivelin më të lartë në 2018-n me 315 milionë lekë, duke u ulur më pas në dy vitet në vijim, për t’u rritur sërish në 2021. Në 2021, nga Kolumbia erdhën 10% e totalit të importeve të bananeve.

E treta është Kosta Rika, me 7% të totalit. Nga ky shtet u shënua rritje e ndjeshme e eksporteve në 2021.

Po në vitin 2021, u rritën ndjeshëm blerjet e bananeve nga dy shtete të rajonit, ndonëse mbeten në një vlerë të ulët, përkatësisht Greqia (3%) e totalit dhe Mali i Zi (1%)./Monitor

Importet e bananeve u 2-fishuan dekadën e fundit, kryesojnë Ekuadori dhe Kolumbia

Importet e bananeve u 2-fishuan dekadën e fundit, kryesojnë Ekuadori dhe Kolumbia

Importet e bananeve u 2-fishuan dekadën e fundit, kryesojnë Ekuadori dhe Kolumbia

g.kosovari

Next Post
Do t’i shembet banesa/ Banori i “5 Majit” hipën mbi kangjellat rrethuese, tregon dokumentet

Do t’i shembet banesa/ Banori i “5 Majit” hipën mbi kangjellat rrethuese, tregon dokumentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In