• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Javë vendimtare për presidentin e Kosovës/ Haxhiu: Nëse ka vullnet, zgjidhet brenda pak orësh

by E S
19/04/2026 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur edhe 9 ditë nga afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu bën thirrje për gjetjen e një konsensusi mes partive, për shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

28 prilli është afati i fundit i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndaj për kryeparlamentaren Albulena Haxhiu kjo javë e mbetur konsiderohet vendimtare.

“Uroj që të nisë me takime ndërmjet partive politike, për faktin se nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, por në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh.”

Haxhiu, që është aktualisht ushtruese e detyrës së presidentes, u bëri thirrje partive që të mos i refuzojnë ftesat e Kurtit për negociata.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. I ftoj që të përbashkohen, të unifikohen, e pastaj betejat për çështje të tjera i lëmë pas zgjedhjes së presidentit”.

Kurti ka negociuar deri më tani vetëm me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka kërkuar që presidenti i ri të mos jetë një person i propozuar nga Vetëvendosja. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës kërkon që ftesa për negociata t’i paraqitet zyrtarisht me shkresë nga ana e Kurtit.

Next Post
Papa Leoni thirrje për luftën Ukrainë-Rusi: Armët të heshtin dhe të ndiqet rruga e dialogut

Papa Leoni thirrje për luftën Ukrainë-Rusi: Armët të heshtin dhe të ndiqet rruga e dialogut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In