• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirani gjyqësore në emër të drejtësisë

by Plarent Ndreca
19/04/2026 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Nëse një ndeshje e UEFA Champions League do të luhej në një pistë patinazhi, me porta në mes të fushës, me gola të shënuar me dorë dhe me lojë që vazhdon edhe kur kundërshtarit i thyhen këmbët apo përfundon koha, askush nuk do ta quante më futboll. Do të ishte gjithçka tjetër, përveçse futboll.

Po ashtu edhe një proces gjyqësor që zhvillohet jashtë rregullave të tij themelore mund të ketë çdo emër tjetër, madje mund të quhet edhe “gjyq”, por nuk mund të quhet drejtësi. Drejtësia pa “due process” (proces i rregullt ligjor) nuk ekziston.

Që me Magna Carta, në vitin 1215, është artikuluar embrioni i asaj që sot quajmë “due process”: askush nuk mund të preket në të drejtat e tij, përveçse sipas ligjit dhe përmes një gjykimi të ligjshëm. Kjo ide u rafinua më tej nga tradita kushtetuese anglo-amerikane. Benjamin Cardozo e shihte thelbin e procesit të rregullt ligjor te “fundamental fairness”, drejtësia proceduriale si esencë e vetë drejtësisë, ndërsa William O. Douglas e artikuloi më thjesht: “fair play”.

Një nga shtyllat më konkrete të procesit te rregullt është siguria juridike, e cila mishërohet, ndër të tjera, te koha, te afati, te kufiri përtej të cilit shteti nuk mund të vazhdojë pafundësisht të rëndojë mbi individin. Proceset nuk mund të zgjasin pa fund. Të drejtat nuk mund të mbahen pezull pa fund. Çdo e drejtë dhe çdo detyrim ka një afat dhe tejkalimi i tij i heq kuptimin dhe dobishmërinë vetë drejtësisë.

Ligji procedurial penal është i qartë: hetimi paraprak ka afate 3-mujore për prokuroritë e zakonshme dhe 6-mujore për prokurorinë e posaçme. Pikërisht këtu ka lindur dhe ushqehet një nga hilet më të dëmshme proceduriale të viteve të fundit. Afati i hetimit nis në momentin kur emri i personit, të cilit i atribuohet një fakt penal, regjistrohet në regjistrin e veprave penale, atribuim që vjen qoftë nga kallëzuesi, qoftë kur del gjatë hetimit dhe jo kur prokurori vendos ta regjistrojë sipas vullnetit të tij të pakufizuar. Në pamje të parë mund të duket si një teknikalitet. Në të vërtetë, është një mekanizëm pervers që i jep prokurorisë mundësinë të zgjerojë artificialisht kohën e hetimit dhe i heq qytetarit mundësinë e kontrollit. Është, në thelb, një shfuqizim de facto i afatit që ligji ka vendosur për të frenuar arbitraritetin, duke krijuar një gjendje të re juridike ku individi mund të jetë de facto nën hetim pa qenë de jure i tillë, i rrethuar nga pushteti penal pa e ditur se në cilën minutë ka filluar loja kundër tij.

Nuk është se mungon një bazë e qartë ligjore, përkundrazi, ky shqetësim është adresuar në disa plane njëherësh. Gjykata e Lartë e Shqipërisë, me Vendimin Unifikues nr. 3, datë 27.09.2002 dhe nr. 2, datë 20.06.2013, ka përcaktuar se prokurori ka detyrimin të regjistrojë emrin e personit kur atij i atribuohet vepra penale ose kur ky atribuim del gjatë hetimit. E megjithatë, në mënyrë tronditëse, vendime të tjera kolegjesh të thjeshta të së njëjtës gjykatë e kanë relativizuar këtë standard, duke mos i zbatuar vendimet e saj unifikuese dhe trajtuar regjistrimin e emrit si çështje diskrecioni prokurorial. Duke e eskaluar problemin nga interpretativ, në problem korporatist e sistemik ku vetë organi që ka për detyrë të unifikojë praktikën, të sjellë disiplinë dhe qartësi, shndërrohet në burim pasigurie juridike.

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Ligjeve, më 14.05.2024, i drejtova një pyetje Prokurorit të Përgjithshëm pikërisht mbi këtë problem. Përgjigjja e tij, profesionalisht dhe institucionalisht e ndershme, ishte ndoshta më tronditëse, sepse ishte një pranim faji nga brenda sistemit: “kjo praktikë e lehtëson pozicionin e prokurorit në raport me hetimin, duke i dhënë një mundësi të shtuar, por i penalizon qytetarët dhe për këtë arsye kryesore duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve.” Kjo fjali pranon se mekanizmi jo vetem ekziston, por se ai i shërben komoditetit të organit hetimor dhe se viktima e tij është qytetari, duke treguar njëkohësisht se devijimi i fshehtë është shndërruar në model funksionimi të njohur nga vetë sistemi.

Të njëjtin shqetësim kishte edhe ligjvënësi, kur ndërhyri në vitin 2017 në Kodin e Procedurës Penale për të kufizuar kompetencën e prokurorit në regjistrimin e emrit dhe për të penguar këtë hile proceduriale që i jepte kohë shtesë përtej asaj që ligji lejonte. Vetë ndërhyrja ligjore është provë se problemi ishte real, i njohur dhe aq serioz sa kërkoi korrigjim nga Kuvendi. Por kur, edhe pas kësaj ndërhyrjeje, praktika vijon, ose relativizohet nga interpretime gjyqësore që i rikthehen idesë së një diskrecioni të pakufizuar, atëherë nuk kemi më të bëjmë me një devijim të izoluar, por me një rezistencë të hapur të pushtetit gjyqësor ndaj vullnetit të ligjvënësit.

Kur afatet bëhen elastike, kur regjistrimi i emrit shtyhet sipas “humorit” të prokurorit, kur procedimet hapen “pa autor”, por në të vërtetë hetohet një autor, krijohet një rrjetë e gjerë hetimi ku askush nuk është realisht jashtë saj. Procedimet mund të fraksionohen, të rihapen, të zgjaten dhe të përdoren si instrument presioni. Krijohet, në thelb, një shoqëri nën trysninë e hetimeve të vazhdueshëm, ku qytetari nuk i di qartë kufijtë e pushtetit penal dhe ku pushteti penal ka lirinë t’i zgjerojë ato sipas dëshirës mbi qytetarin.

Një shoqëri e lirë nuk matet nga aftësia për të dënuar, por nga aftësia për të mbrojtur kufijtë ndaj pushtetit. Kur këta kufij bien, gjykata pushon së qeni drejtësi dhe kthehet në instrument force. Një drejtësi që nuk respekton ligjin, procesin e rregullt ligjor dhe madje as vendimet e veta, nuk është drejtësi, është tirani gjyqësore në emër të saj.

Next Post
Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

June 4, 2026
“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

June 4, 2026
“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

June 4, 2026
Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

June 4, 2026
Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

June 4, 2026
Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

June 4, 2026
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

June 4, 2026
Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

June 4, 2026
“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

June 4, 2026
Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In