• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

by E S
04/06/2026 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisionin “Stop” lidhet me një gabim administrativ në Zyrën e Gjendjes Civile të fshatit Ruzhdie, i cili i ka shkaktuar probleme të shumta familjes Kamberaj.

Saimir Kamberaj, i cili jeton dhe punon në Greqi, denoncon një pasaktësi të rëndë në dokumentacionin e bashkëshortes së tij, Dorina Kamberaj.

Sipas denoncimit, në vitet 2017 dhe 2019, gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin e gjendjes civile, shtetësia e Dorina Kamberajt është regjistruar gabimisht si afgane, në vend, që të figurojë shqiptare.

Ky gabim ka sjellë vështirësi në procedurat administrative të familjes, veçanërisht për dokumentacionin e djalit të tyre.

Gazetarja kontaktoi Zyrën e Gjendjes Civile, që tashmë funksionon në Patos pas transferimit nga fshati Ruzhdie. Përgjegjësja e zyrës, Afërdita Beqiraj, pranoi, se bëhej fjalë për një gabim njerëzor të ndodhur gjatë hedhjes së të dhënave në sistem.

Sipas saj, në vend të shtetësisë “Albania”, ishte regjistruar gabimisht “Afghanistan”, duke krijuar pasaktësinë në certifikatat e gjendjes civile.

“Ne do bëjmë verifikimin në regjistrin themeltar, të verifikojmë njëherë shtetësinë reale”, u shpreh Beqiraj.

Pas verifikimeve dhe procedurave të nevojshme, Afërdita Beqiraj aplikoi për korrigjimin e të dhënave pranë institucioneve kompetente në Fier.

Me ndërhyrjen e emisionit “Stop” dhe bashkëpunimin mes Zyrës së Gjendjes Civile në Patos, problemi u zgjidh brenda një kohe të shkurtër.

Në përfundim, familja Kamberaj u pajis me certifikatën e korrigjuar, ku shtetësia e Dorina Kamberajt figuron si shqiptare.

Qytetari Saimir Kamberaj:

-Përshëndetje! Jam Saimir Kamberaj nga Fieri. Ndodhem në Greqi, kam problem, duhet të nxjerr çertifikatë martesore. Kam 4 muaj, që kam bërë kërkesë dhe nuk më kthen njeri përgjigjie, sepse çertifikata e vjetër shkruan shtetësinë Afganistan.

-Të nuses sime, të Dorinës.

-Dorina Kamberaj.

-Në Patos.

-Atë nuk e di unë!

-Eh, nuk e di. Bën vaki.

-Atë do doja dhe unë, po nuk e di.

-Çertifikata ka dalë në Ruzhdie. Tani ajo ka ikur nga Ruzhdia, nuk ekziston më.

-E bëra pashaportën, por dje nxorra çertifikatën personale të Dorinës dhe familjare. Ajo familjarja, pse më thotë mua “Shqipëri”. Nuk e di! Unë do vija vetë, po duhet të bëj një operacion këto ditë edhe do vija vetë. Unë nuk e di tashi, nëqoftëse do bëni ju gjë, nëqoftëse s’do bëni, mua do të më keni muaji tjetër, më keni aty!

-E kam bërë atë bisedë. (qesh)

-As e di nga bie, thotë.

-Jo, jo nuk besoj! Nuk besoj, se neve kemi 22 vite këtu në Greqi.

-Shkruan në 2017 çertifikata, që ua kam dërguar.

-Po ka qenë moj! Ka qenë me mua.

-Çfarë kërkoj? Unë dua, të arrij, t’i mbyll dokumentet djalit. Këtu më kërkojnë çertifikatën martesore. Nuk e kam atë. Edhe sot, po të nxjerr çertifikatë personale të Dorinës, del në “Shqipëri”.

-Kam 4 muaj, që s’ka dalë.

-Kam bërë kërkesë dhe nuk është kthyer përgjigjie.

-Jo, shumë faleminderit, por duhet të marrim çertifikatën!

-Shumë, shumë faleminderit!

Next Post
“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In