• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipërisë nuk i mungon Albini

by Astrit Patozi
15/02/2021 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Astrit Patozi
Urimi i parë i takon pa mëdyshje popullit të Kosovës, i cili sfidoi motin e keq dhe pandeminë, duke u vënë në radhë të gjata përpara qendrave të votimit për të arritur ndryshimin. Për mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet, për kohën e shkurtër që doli rezultati dhe sidomos për qetësinë dhe maturinë, me të cilën e përcollën atë aktorët kryesorë. Pavarësisht, nëse ishin fitues, apo humbës.
Sjellje politike që këndej nga anët tona shkaktojnë ndjenja kontradiktore. Që luhaten mes respektit për atë që ndodh në Prishtinë dhe turpërimit për historitë tona të palavdishme me zgjedhjet. Saqë në këtë pikë ngjajmë si dy popuj të largët, madje edhe gjeografikisht, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.
Sigurisht urimi tjetër i takon Albin Kurtit, kryepersonazhit të këtyre zgjedhjeve. Të jemi të qartë dhe të sinqertë, ne këndej kufirit, jo vetëm nuk kemi ndonjë meritë, por as nuk na ndryshon ndonjë gjë e madhe prej fitores së tij.
Sepse vetëm dy muaj më vonë do të shkojmë drejt zgjedhjeve tona pothuajse pa asnjē shenjë krahasimI me Kosovën, si në frymë, ashtu edhe në atmosferë. Dhe këtë nuk e ndryshon dot rendja e disa udhëheqësve të lodhur të Tiranës për të treguar se janë miqtë e Albin Kurtit, edhe pse nuk kanë asgjë të ngjashme me të.
Kurse ai pa asnjë dyshim sot mishëron nevojën dhe dëshirën e popullit të vet për ndryshim, pas 20 vjetësh të vështira qeverisjesh të dobëta, problematike dhe përgjithësisht të brejtura nga korrupsioni.
Natyrisht që nesër fillon dita e barrës së përgjegjësisë së tij dhe ne si shqiptarë lutemi që ai ta mbajë me nder dhe burrëri për hir të pritshmërisë dhe të ardhmes së qytetarëve të Kosovës. Por deri në ditën e bilancit të tij do të rrjedhin shumë ujëra, ndërkohë që ne e kemi vetëm dy muaj larg 25 prillin.
Kosova na tregoi dje se abuzimi me pushtetin, korrupsioni, arroganca dhe padrejtësia vjen një ditë dhe ndëshkohen. Jo duke pritur kalendat e drejtësisë së premtuar, e cila ose vonohet pafund, ose nuk mbërrin asnjëherë, por thjesht fare, me votë. Është ky leximi politik i asaj shkundjeje të fortë që përfshiu dje Kosovën.
Ndaj edhe në rast se duam të përfitojmë diçka prej asaj që pamë dje, duhet të nisim të mendojmë seriozisht për ndryshimin, si një mision të mundur. Dhe për këtë nuk ka nevojë që të gjendet patjetër udhëheqësi i “revolucionit” dhe nuk kemi pse vëmë kujën për faktin që nuk e kemi në dispozicion. Ndërkohë që nuk kemi asnjë dilemë se cilët janë politikanët që duhet të refuzohen, në analogji me atë që ndodhi në Kosovë.
Duhet ta kemi të qartë që Albin Kurti nuk është heroi apo shpëtimtari i Kosovës, edhe sikur t’i mbajë të gjitha ato që ka premtuar gjatë qeverisjes së tij, gjë që nuk do të jetë kaq e lehtë.
Por është Kosova që e ka prodhuar dhe pastaj e ka mbështetur Albin Kurtin. Natyrisht, jo që në ditën e parë.
May be an image of 1 person dhe tekst
Next Post
Agron Duka: Nuk e bëj gabimin e vitit 2017, nuk do futem tek listat e PD-së

Duka: Standartet e votimit dhe nxjerrja e rezultateve në Kosovë, modeli që i mungon Shqipërisë për 30 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

October 1, 2026

Pas shpërndarjes së videove intime, kultura e linçimit dhe e urrejtjes që na mësoi politika

October 1, 2026
SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

October 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com