• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

by A R
01/10/2026 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gjenerali suprem i NATO-s Wesley Clark, në intervistën për Klan News foli më shumë për atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë.

Clark u shpreh se Millosheviçi kishte një mendje gjenocidale. Ai vlerësoi figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ish-presidenti i Kosovës ishte një patriot, që u kthye në atdhe për ta mbrojtur atë.

“Gjatë luftës, ne i kërkuam Millosheviçit që të tërheqë trupat dhe i dhamë një dokument, që e vërtetonte këtë. Ai më tha se shqiptarët janë vrasës, janë përdhunues. Ai ma thë se jemi marrë me shqiptarët më parë dhe se ne e kemi zgjidhjen dhe ne “do i vrasim të gjithë”. Milloshviçi e nënshkroi dokumentin, por në janar çoi sërish forcat në Kosovë dhe rinisi spastrimin etnik. Kurrë nuk krahasohet Millosheviçi me Hashim Thaçin. Thaçi ishte një patriot, që u kthye në vendin e vet në kohë krize.

Millosheviçi ishte kokëfortë, ishte i sigurt se do i jepte fund UÇK-së dhe popullit të Kosovës. Serbia kishte arrestuar dhe vrarë intelektualë dhe ju thanë njerëzve që na jepni pasurinë dhe gratë e reja, ose ndryshe do ju vrasim. Millosheviçi e dinte se çfarë ndodhte në terren. Kur pamë se situata u bë e rëndë, ne ndërhymë dhe e bombarduam Serbinë”, tha Clark.

I pyetur nëse ndërhyrja në Kosovë u bë për të hëqur vëmendjen nga skandali, ku dyshohet se u përfshi ish-presidenti amerikan Bill Clinton, Clark nënvizoi se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Ai shpjegoi se në atë kohë, ka pasur një gjenocid në Ruanda dhe se SHBA-të nuk mund të lejonin që diçka e tillë të ndodhte edhe në Kosovë.

“Është një deklaratë qesharake, kjo që ndërhyrja në Kosovë u bë për të hequr vëmendjen nga skandali i Bill Clinton. Në atë kohë, në Ruanda kishte spastrim etnik. Diku tek 800 mijë njerëz u masakruan në atë vend afrikan. Ne pamë aty gjenocid dhe thamë se masakrimi nuk mund të përsëritej. Më 1995 ne pamë spastrimin etnik serb në Bosnjë dhe NATO vendosi të ndërhyjë edhe në Bosnjë e Herzegovinë.

Aty negociuam fundin e Millosheviçit dhe ai u ul në tryezë, sepse e dinte se kishte përballë NATO-n. Aty u nda Bosnja, 51 përqind me 49 përqind. Kjo ishte marrëveshja atëherë, që është kritikuar nga boshnjakët. Rezultati nuk ishte i mirë, por lufta mbaroi. Më 1998 familja Jashari u eliminua dhe u bë një masakër e madhe. Presidenti maqedonas tha se aty do ketë luftë, kur u shpreh se shqiptarët do të marrin armët. Milloshviçi ishte i vendosur që të eliminonte të gjitha të drejtat e shqiptarëve, ndoshta donte të vendoste serbë në Kosovë, planet e tij, nuk e dimë se çfarë kishte në mendje fiks. Kjo urrejtje mes shqiptarëve dhe serbëve vazhdon akoma deri në një farë pike. Ne bëmë sa mundëm. Le të nisim të ndërtojmë një raport më të mirë në rajon”, deklaroi Clark.

Next Post
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

October 1, 2026

Pas shpërndarjes së videove intime, kultura e linçimit dhe e urrejtjes që na mësoi politika

October 1, 2026
SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com