Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të Forumit Ekonomik Botëror, në të cilin Shqipëria ishte ngritur me 13 vende sa i takon konkurueshmërinë.
Duke ironizuar me opozitën, Rama shkruan në facebook se kemi të bëjmë me një vlerësim objektiv që nuk vjen nga karteli dhe as nga mafia.
Ja postimi i Ramës në facebook:
FORUMI EKONOMIK BOTËROR nuk është as mafia, as kartel droge, as klient i qeverisë shqiptare, as organizatë socialiste! Ja si e vlerëson ky forum, bazuar në fakte të verifikuara jo llafe kazanesh politike e mediatike të bulevardit të Tiranës, Shqipërinë e reformave tona ekonomike e sociale:
Shqipëria shënon rritje me 13 pozicione më lart në renditjen globale të konkurueshmërisë ekonomike.
Vendi ynë ka shënuar përmirësime në pothuaj të gjithë indikatorët, ku Arsimi dhe Shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm, duke e renditur Shqipërinë të 33-tën nga 138 ekonomi të matura në rang global.
Shqipëria ka lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale të konkurrueshmërisë.
Ndërsa krahasuar me raportin 2014-2015, jemi rritur me 17 vende!