• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria turistike promovohet për herë të parë në Japoni

by A R
24/09/2016 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria për herë të parë është pjesëmarrëse në panairin “Jata Tourism Expo” në Japoni, 22-25 Shtator 2016.  Janë 140 vende nga e gjithë bota pjesëmarrës në këtë panair.

Prezantimi i Shqipërisë në këtë panair është një tjetër mundësi e mirë për të reklamuar në tregun aziatik se çfarë ofron turizmi shqiptarë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në stendën e Shqipërisë në këtë panair po prezanton potencialet turistike të vendit tonë, veçanërisht ato ndaj kërkesave të turistëve të tregut japonez si kultura, historia, sitet arkeologjike, tradita dhe sportet outdoor.

Gjatë muajve të verës është konstatuar një shtim i konsiderueshëm i turistëve japonez, të cilët kanë preferuar të vizitojnë pasuritë shqiptare të trashëgimisë që bëjnë pjesë në listën e UNESCO-s.

Shqipëria në këtë panair të rëndësishëm për industrinë e turizmit, po merr pjesë sëbashku me Malin e Zi dhe Serbinë, me qëllim prezantimin e paketave turistike të përbashkëta rajonale për tregun aziatik.

Në funksion të promovimit të mëtejshëm të vendit tonë si destinacion turistik gjithëvjetor, po punohet në organizmin e një udhëtimi familjarizues në muajt në vazhdim, me gazetarë dhe operatorë turistikë të cilët do të kenë mundësi të njohin nga afër Shqipërinë dhe potencialin turistik që ajo ofron.

Në bashkëpunim me JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar)  materialet promocionale që po shpërndahen për vizitorët e këtij panairi janë përgatitur në gjuhën japoneze si një mundësi e shtuar komunikimi dhe promovimi për Shqipërinë./a.m.

Next Post
VIDEO skandaloze/ Studentja filmohet teksa kryen marrëdhënie me dekanin

VIDEO skandaloze/ Studentja filmohet teksa kryen marrëdhënie me dekanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In