• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria si viktimë dhe si ‘kalë beteje’ kundër terrorizmit kibernetik

by Mero Baze
10/09/2022 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një reagim të pazakontë ndërkombëtar dhe solidaritet nga qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes perëndimore në krah të Shqipërisë pas verifikimit të sulmeve kibernetike prej Iranit dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin për këtë shkak. Qeveria amerikane, NATO, Bashkimi Evropian dhe qendra të tjera të inteligjencës, kanë dënuar sulmin dhe janë angazhuar në krah të Shqipërisë si viktimë e kësaj lufte për shkak të vendimit të saj për të strehuar opozitën iraniane në Shqipëri.

Pas agresionit rus në Ukrainë, e cila ka ndarë botën pro dhe kundër Rusisë, sulmi kibernetikë ndaj Shqipërisë ka pozicionuar botën perëndimore pro Shqipërisë, duke i dhënë asaj statusin e një vendi viktimë për shkak të angazhimit të saj ndaj një kauze të politikës amerikane lidhur me opozitën iraniane.

Si viktimë e kësaj lufte të pashembullt, Shqipëria mund të jetë dëme të mëdha. Ajo do të përballet me rrezikun e rrjedhjes së dokumenteve sekrete të shtetit, të dhënat e qytetarëve, apo dhe më tej të pengojë funksionimin normal të standardeve të sigurisë ndërkufitare në vend, siç ishte sulmi i sotëm.

Në këto kushte Shqipëria ka nevojë për një ndihmë për reforma rrënjësore në ndërtimin e sistemeve digjitalë të saj, në një kohë që po e përdor botën onlinë si një reformë rrënjësore për zhdukjen e korrupsionit endemik në zyrat e shtetit shqiptar dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ashtu siç Ukraina ka nevojë për armë për ta fituar këtë luftë, Shqipëria ka nevojë për ndihmë konkrete perëndimore në ndërtimin e sigurisë së saj kibernetike, e cila dukshëm është ende larg të qenit një sistemi të sigurt. Për më tepër duke qenë vend i NATO, ajo mund të shërbej dhe si një port hyrëse për të dëmtuar dhe sigurinë e të dhënave të aleatëve tanë ushtarakë.

Në këtë aspekt nevoja për ndihmë konkrete profesionale është urgjente dhe alternativa e vetme është ndihma e SHBA dhe vendeve perëndimore.

Nga ana tjetër Shqipëria me rolin që ka marrë është kthyer në një kal beteje të perëndimit kundër Iranit, dhe terrorizmit kibernetikë me të cilën bota që është në opozitë me perëndimin, po kërcënon shumë vende të tjera. Kjo nuk është një histori si ajo e Daut Hoxhës me Musolinin kur sulmoi Greqinë më 1940, por një histori që ridimensionin raportet e Shqipërisë me shumë vende të tjera të botës, përfshi Izraelin, Arabinë Suadite e vende të tjera që kanë probleme historike me Iranin.

Vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, është një vendim i fort, që krijon një histori të re gjeopolitike të Shqipërisë, për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm. Edhe pse ngjan si luftë e padukshme për opinionin publik, beteja e Iranit kundër Shqipërisë është poshtëruese dhe mbi të gjitha një përdhunim i të sigurisë kombëtare dhe të drejtave të qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale. Shqipëria është në këtë luftë edhe viktimë, por dhe kal beteje për të mobilizuar mbështetjen perëndimore për këtë lufët dhe për të vetëdijesuar perëndimin për rreziqet e reja të sigurisë në Evropë dhe SHBA.

Serioziteti me të cilën ka reaguar SHBA dhe qendrat kryesore vendimmarrëse të Evropës dhe NATO, tregojnë seriozitetin me të cilin perëndimi e ka marrë sulmin ndaj Shqipërisë, i cili nuk duket se është në të njëjtën shkallë të përgjegjshmërisë me të cilën ky problem trajtohet brenda Shqipërisë si një shkak për luftëra të brendshme dhe deri për të sulmuar besueshmërinë e agjencive tona të informacionit për motive personale.

Një vit më parë Shqipëria u trondit më shumë kur dolën listat e pagave dhe targat e makinave, se sa sot që një haker iranian tregon live pamjet nga aeroporti i Rinasit dhe përdhunon sigurinë kombëtare të vendit. Dhe kur gjithë bota dënon Iranin, opozitarët tanë “dënojnë” qeverinë, a thua se asaj nuk i mjaftin ndëshkemi që i vjen nga një armik i Shqipërisë. Duhet dhe ndihma e këtyre.

Next Post
Zyra e Filmit në Bashkinë Tiranë një nga organizatoret e European Young Academy Awards këtë vit

Zyra e Filmit në Bashkinë Tiranë një nga organizatoret e European Young Academy Awards këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com