• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

by E S
20/05/2026 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistët e flotiljes humanitare “Global Sumud”, që synonte dërgimin e ndihmave humanitare drejt Gazës, janë ndaluar nga forcat izraelite dhe janë shoqëruar në portin e Ashdodit, në një operacion që ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare dhe polemika për mënyrën e trajtimit të tyre.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë aktivistët të gjunjëzuar, me duar të lidhura dhe të rrethuar nga agjentë të shërbimit izraelit të sigurisë, Shin Bet, duke ngritur shqetësime serioze mbi respektimin e të drejtave të tyre. Në disa prej pamjeve shihet edhe ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, duke nënqeshur gjatë momentit të ndalimit, çka ka shtuar edhe më shumë zemërimin publik.

Sipas raportimeve, mbi 400 aktivistë nga më shumë se 40 vende të botës janë ndaluar gjatë ndërhyrjes izraelite. Mes tyre ndodhen edhe 29 shtetas italianë, ndërsa raportimet paraprake konfirmojnë edhe praninë e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj.

Prej afro 48 orësh, ende nuk ka informacion të qartë mbi vendndodhjen dhe gjendjen shëndetësore të Goxhajt, duke shtuar shqetësimin për fatin e tij dhe duke ngritur pikëpyetje mbi komunikimin me autoritetet shqiptare.

Ngjarja ka sjellë reagime të menjëhershme politike në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani e kanë cilësuar si “të papranueshëm” trajtimin e aktivistëve nga autoritetet izraelite dhe kanë kërkuar shpjegime zyrtare. Si reagim, Ministria e Jashtme italiane ka thirrur ambasadorin izraelit në Romë për sqarime.

Nga ana tjetër, organizatorët e flotiljes kanë dënuar ashpër operacionin, duke e cilësuar ndërhyrjen e forcave izraelite si “pirateri” dhe “rrëmbim në ujërat ndërkombëtare”, ndërsa theksojnë se misioni i tyre kishte karakter ekskluzivisht humanitar.

Ndërkohë, autoritetet izraelite kanë deklaruar se të gjithë të ndaluarve do t’u garantohet akses konsullor, por deri më tani mungojnë detaje konkrete mbi procedurat që do të ndiqen dhe gjendjen individuale të aktivistëve.

ככה אנחנו מקבלים את תומכי הטרור

Welcome to Israel pic.twitter.com/7Hf8cAg7fC

— איתמר בן גביר (@itamarbengvir) May 20, 2026

Next Post
Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com