• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria me shumë mungesa kundër Italisë e Spanjës

by Java News
19/09/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata me futbollistët kuqezinj që luajnë në Europë është e nderë.Pesë dëmtime në radhët e legjionarëve, ku tre të tillë kanë ardhur në fundjavë, duke filluar me Ajetin, e më pas me Gjimshitin dhe Abrashin, me këtë të fundit që duhet të mungojë të paktën 4 javë, e deklaruar nga vetë klubi i Freiburg, shkruan “TeleSport”.

Por edhe gjendja e dy mbrojtësve duket jo e mirë dhe rikuperimi mund të zgjasë edhe më shumë se dy javë, çka bën që të humbin grumbullimin me Kombëtaren shqiptare në fillim të tetorit dhe, për pasojë, edhe ndeshjen me Spanjën dhe Italinë.

Këtyre dy dëmtimeve, po t’u shtosh edhe Bekim Balajn, që ka kohë i dëmtuar, teksa humbi edhe dy ndeshjet e shtatorit me kuqezinjtë, apo edhe dëmtimin e Ansi Agollit, që la në mes ndeshjen me Maqedoninë dhe ende nuk është rikuperuar, numri shkon në pesë që mund të mungojnë në dy ndeshjet e fundit eliminatore “Rusi 2018”.

Por nuk mbaron këtu “dhimbja e kokës” për trajnerin Christian Panucci, pasi të skualifikuar për shkak të kartonëve janë edhe Mavraj, Kukeli dhe Roshi.Pra, në total priten 8 mungesa, duke lutur Zotin që mos dëmtohet ndonjë tjetër.

Po të vësh re, janë 3 mesfushorë që do të mungojnë, të tre mungesa të sigurta, Kukeli, Roshi dhe Abrashi.Dhe këto 3 role (shkatërrues, mesfushor qendre dhe djathtas) i bën më së miri polivalenti Taulant Xhaka, që nuk grumbullohet që nga marsi, pas ndeshjes me Italinë në Palermo.

Panucci ka lënë të kuptohet që në të ardhmen Xhaka mund të rikthehet dhe duket se është shansi më i mirë për mesfushorin kosovar, që në ndeshjet e fundit ka luajtur titullar te Basel, madje edhe në Champions League.Pas 1 jave do të zbardhet lista dhe do të mësohet për Taulant Xhakën, që ndoshta është shansi i fundit për të. (b.an)

Next Post
Administrata, DAP: Do ketë vetëm ristrukturim, jo shkarkime!

Administrata, DAP: Do ketë vetëm ristrukturim, jo shkarkime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

July 5, 2026
Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

July 5, 2026
Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

July 5, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së”, Berisha del në krah të protestuesve që kërkojnë edhe arrestimin e tij

July 5, 2026
Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

July 5, 2026
Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

July 5, 2026
Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

July 5, 2026
Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

July 5, 2026
Rama ndan videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

Rama ndan videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

July 5, 2026
Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In