• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria nis fazën e dytë të Reformës Administrativo -Territoriale

by Java News
14/07/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nisi fazën e dytë të projektit “Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale” (STAR2). Projekt dokumenti u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Blendi Çuçi, dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Shqipëri, z. Brian Williams. Aktivitetin e pershendeti edhe Zevendeskryeministri Niko Peleshi.

STAR2 eshte faza tjeter e ndihmës së përbashkët të donatorëve për qeverinë shqiptare për të çuar më tej mbështetjen për qeverisjen vendore, pas miratimit të reformës administrativo-territoriale dhe reduktimit të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri nga 373 njësi në 61 të tilla.

ff956f5d-c43d-48f9-8d65-c491dd6e2df5Ndërhyrjet e projektit përfshijnë mbështetjen për 61 bashkitë e reja për fuqizimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale të administratës së këtyre bashkive, për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët në nivel vendor dhe fuqizimin e qeverisjes së mirë nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes. Në nivel kombëtar, ndërhyrjet e projektit përfshijnë mbështetjen operative dhe logjistike për Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore për të bërë të mundur drejtimin dhe koordinimin e ndihmës vendase dhe të huaj në këtë drejtim. Të gjitha këto ndërhyrje do të kontribuojnë në progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

f8ecab5b-3317-4112-ab44-a11d887f75f1Zëvëndëskryeministri Peleshi gjatë fjalës së tij, falenderoi faktorin ndërkombëtar, në radhë të parë për pozicionimin e vendosur pro kësaj reforme kaq të rëndësishme dhe sigurisht për kontributin ekonomike në të dy fazat e projektit STAR. Gjithashtu Z.Peleshi vuri theksin tek modernizimi i shërbimeve të qeverisjes lokale “Dua të ve theksin tek modernizimi i shërbimit të bashkive, edhe sepse ajo vjen paralel dhe perqaset me vizionin tonë të qeverisjes qendrore për të modernizuar shërbimet. Ne kemi dhënë një kontribut modest prej 1.5 milion euro për të modernizuar arkivat, këtij produkti do i bashkohet edhe kontributi i projektit STAR 2, për të përfunduar në kohë sa më të shpëjtë dixhitalizimin e tyre. Nuk mund të jemi të dixhitalizuar në qëndër dhe të pa dixhitalizuar ose konvencionalë në nivel lokal, është e domosdoshme që të gjitha institucionet tona të flasin me të njëjtën gjuhë. Ne nuk e shohim dixhitalizimin si një qëllim në vetvete, qoftë në nivel qëndror qoftë në nivel vendor, ne e shohim modernizimin dhe dixhitalizimin, si mjetin më të mirë për të luftuar korrupsionin në zyrat tona. Modernizimi është ajo cka lufton shkakun, përpara se të merremi pastaj me pasojat, që nuk mungojne, qoftë të korrupsionit të vogel të dritareve të errta të zyrave tona ende të pamodernizuara, qoftë të korrupsionit në nivele më të larta.” tha ai.

38a92f75-df0c-4704-b916-0a26bb397983Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Blendi Çuçi, theksoi: “Nëpërmjet këtij projekti synojmë që të kemi dixhitalizuar dhe modernizuar ofrimin e shërbimeve në një sportel unik, për të gjitha bashkitë, çka do të sjellë një ndryshim radikal në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarët. Gjithashtu, një sfidë e madhe për bashkitë e reja mbetet forcimi i kapaciteteve të administratave vendore, sidomos në fazën e thellimit të decentralizimit. Ky projekt do të bëjë të mundur zhvillimin e një programi të gjerë trajnimi të administratës vendore”.
Drejtorja Rajonale e PNUD-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, znj. Cihan Sultanoğlu, e pranishme në ceremoninë e nënshkrimit u shpreh: “Rritja e shkallës së kontributit, koherenca në rritje e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për projektin STAR2 janë në të njëjtën linjë me angazhimin, dhe drejtimin e vendit. Kam kënaqësinë të konstatoj se objektivat e projektit STAR2 janë harmonizuar me strategjitë e reformave të gjera në administratën publike dhe qeverisje, të cilat janë ndër kriteret kyçe politike për anëtarësimin në BE. Projekti STAR2 është kështu tani një program “umbrelle” që mirëpret kontributet e Bashkimit Evropian, duke e ditur se ky është një projekt që do të shoqërojë njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

8a148fb0-e985-4b46-8efa-5e2ae0400abaSTAR2 është perpiluar bashkërisht nga Qeveria e Shqipërisë dhe PNUD-i në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për zhvillim, për të garantuar që ndihma të jetë në përputhje me prioritetet strategjike kombëtare, t’u përgjigjet nevojave reale dhe kërkesave të qeverisjes vendore, si dhe për të garantuar që ndihma të harmonizohet dhe të plotësojë iniciativat e tjera të donatorëve që kanë si synim fuqizimin e qeverisjes vendore. Projekti STAR2 do të zgjatë tre vjet e gjysmë dhe ka një buxhet rreth 8,2 milion dollarë. Kontributi i qeverisë shqiptare në ndarjen e kostove në këtë iniciativë është në vlerën 1.75 milion dollarë.

Gjatë eventit të nënshkrimit të projektit u firmos edhe marrëveshja ndërmjet Agjensisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe UNDP. Ky është kontributi I parë financiar për projektin, për tu ndjekur nga partnerë të tjerë nderkombetar, të cilët janë angazhuar për ta mbështetur financiarisht STAR 2 si Bashkimi Evropian, qeveria e Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, nga qeveria e Italisë nëpërmjet Bashkepunimit Italian, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD).

Next Post

A e dinit se miqtë tuaj ndikojnë tek zakonet e juaja të të ngrënit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

May 27, 2026
“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

May 27, 2026
Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

May 27, 2026
Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

May 27, 2026
Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

May 27, 2026
Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

May 27, 2026
Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

May 27, 2026
Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

May 27, 2026
Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

May 27, 2026
Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In