• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në sytë e italianëve/ Nga eksodi tek boom-i turistik

by Java News
06/03/2019 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është një insert që u prezantua mbrëmë në emisionin “Porta a Parta” të Bruno Vespës, ku i ftuar ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Kronika televizive

”8 gusht 1991. Në portin e Barit kërkon të ankorohet anija tregtare ”Vlora”. Por, në bord nuk ka mallra, por një ngarkesë me njerëz të djersitur, të ngjeshur, të frikësuar dhe të rraskapitur. Janë 20 mijë burra, gra dhe fëmijë dhe imazhet me fytyrat e tyre të drobitura mbushin edicionet e lajmeve të asaj epoke. Janë refugjatët e parë që Italia nuk i kishte parë kurrë. Ishin ngjitur në bordin e asaj anijeje pa bileta. Një ditë më parë, me armët nëpër duar kishin detyruar kapitenin e anijes që të largohej nga porti i Durrësit dhe të mbërrinte në tokën të lirë më të afërt që njihnin, ajo që dukej nga dritaret e tyre dhe që premtonte punë dhe mirëqenie për të gjithë, edhe për ta, të detyruar të iknin nga vendi i tyre, Shqipëria, e dalë prej pak muajsh nga regjimi komunist dhe që ishte e aftë t’u ofronte qytetarëve të saj vetëm destabilitet, dhunë dhe uri. Por, ikja do të ishte e shkurtër. Të sapo ardhurit do të grumbulloheshin brenda stadiumit ”Vittoria” në Bari, ku do të furnizoheshin me ushqime dhe ujë, do të rivisheshin me veshje të thara dhe më pas në bordin e 11 avionëve dhe anijesh luftarake, 45 ditë më vonë do të riatdhesoheshin.

Në një distancë prej 28 vitesh, Shqipëria ka një tjetër pamje. Është një vend që ka marrë rrugën e zhvillimit dhe reformave, që promovon liberalizimin, favorizon nisjen e sipërmarrjes, që thith kompanitë e huaja duke mbajtur të ulëta taksat dhe koston e punës dhe që shpreson fort se ky është objektivi më i madh për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Sipas raportit ”Doing Businnes” të Bankës Botërore për të hapur një dyqan sot në Shqipëri duhen pesë ditë dhe për të regjistruar një pronë duhen 19. Hapa prej gjiganti për një vend ku komunizmi kaloi në mënyrë shkatërrimtare, por që, që nga viti 1990 dhe deri sot në mënyrë të vendosur të shkojë drejt konkurrencës së lirë ekonomike. Sot, një shqiptar nuk ka sytë e dëshpëruar të një refugjati sepse jeton në një vend demokratik, fiton mesatarisht 425 euro në muaj me të cilat jeton në mënyrë dinjitoze dhe ka njohuri të mira të italishtes, çka e bën shumë tërheqës dhe kështu Vendi i Shqiponjave është bërë atraktiv për kompanitë italiane që vijnë këtu dhe që marrin punë mes Tiranës dhe Durrësit, sidomos në sektorin e infrastrukturës, energjisë, turizmit, bujqësisë dhe manifakturës.

Shqipëria e sotme ka ende shumë hapa për të bërë, duhet të përmirësojë infrastrukturën, të mbështesë boom-in e pabesueshëm turistik të dy viteve të fundit, të luftojë korrupsionin dhe të eliminojë pabarazinë shoqërore dhe këto nuk janë pak. Ekonomia e saj, ndryshe nga shumë të tjera, rritet, me dy shifra gjatë viteve ’90 dhe më pas me një mesatare që gjatë 10 viteve të fundit varion nga tre deri në pesë përqind. Shifra që në Itali ne as mund t’i shpresojmë”

Next Post
Kosovë, mbahet ceremonia “Epopeja e UÇK-së”, Thaçi: Do t’i forcojmë raportet speciale me SHBA!

Kosovë, mbahet ceremonia “Epopeja e UÇK-së”, Thaçi: Do t’i forcojmë raportet speciale me SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com