• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria në qershor 2021 merr Presidencën e Strategjisë Europiane të Rajonit Adriatiko-Jonian

by
11/05/2021 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi i gjashtë vjetor i Strategjisë Europiane të Rajonit Adriatiko-Jonian (EUSAIR) do të zhvillohet në formë hibride me rreth 1,000 pjesëmarrës që do të adresojnë çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe strategjitë për zhvillimin e qëndrueshëm.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet të rinjve të rajonittë Adriatikut dhe Jonit, si dhe iniciativave të tyre sipërmarrëse. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Dr. Lučka Kajfež Bogataj dhe gazetari me famë botërore, Boštjan Videmšek, do të flasin për krizën e klimës dhe ndikimin e saj në brigjet e detit Adriatik dhe Jon.

Izola, mikëpritësja

Qyteti slloven, Izola, do të presë forumin e gjashtë vjetor të Strategjisë Europiane të Rajonit Adriatiko-Jonian (EUSAIR),në datat 11 dhe 12 maj, organizuar nga autoritetet sllovene, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra Qeveritare për Politikate Zhvillimit dhe Kohezionit Evropian, si dhe Komisioni Evropian me mbështjetje nga EUSAIR Facility Point. Rreth 1,000 pjesëmarrës pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, përfshirë folës nga Sllovenia që do të jenë të pranishëm në Forum, si dhe pjesëmarrës të tjerë që do t’i bashkohen Forumit përmes platformës online.

Para fillimit të Forumit, Ministri slloven pranë Zyrës Qeveritare për Politikate Zhvillimit dhe Kohezionit Evropian, Zvonko Černač, dërgoi një video mesazh përmes të cilit falenderon partnerët nga EUSAIR për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për krijimin e një rajoni të fortë, të lidhur dhe të qendrueshëm.

“Mulliri i Përsosmërisë”

Gjithashtu, ai përshëndeti risinë e Forumit, nismën e çmimit “Mulliri i Përsosmërisë” (“Windmill of Excellence”).

Ky çmim, sipas tij, do stimulojë zgjerimin dhe zbatimin e përpjekjeve dhe qëllimeve makro-rajonale. Ministri Černač bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në diskutimet mbi temat e rritjes blu, kapacitetit lidhës të rajonit (rrjeteve të transportit dhe energjisë), si dhe kujdesit ndaj mjedisit duke u bazuar në zgjidhje cilësore për turizmin ekologjik.

Sllovenia kryeson Presidencën e EUSAIR deri më 31 maj të këtij viti ku tema kryesore do të jetë integrimi i gjelbër, pasi Sllovenia, së bashku me Bosnjen dhe Hercegovinën, po koordinon shtyllën tematike cilësia e mjedisit. Një prej objektivave kryesore të Presidencës është përmirësimi i cilësisë së jetës përgjatë brigjeve të detit Adriatik dhe Jon, si dhe gjenerimi i përpjekjeve mjedisore që lidhen me katër shtyllat tematike të EUSAIR në rrugën drejt një të ardhme të gjelbër.

Kriza e klimës

Në këtë kontekst, në ditën e parë të Forumit, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, klimatologu Dr. Lučka Kajfež Bogataj dhe gazetari me famë botërore, autori i disa librave bestseller dhe ambasadori i Paktit Evropian të Klimës,Boštjan Videmšek, do shtrojnë pikëpamjet e tyre rreth përgjigjes ndaj krizës klimatike, si dhe do të hapin diskutimin rreth përpjekjeve të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit.

Duke qenë se ndërgjegjësimi i të rinjve është një element thelbësor për sigurimin e një të ardhme të qendrueshme, organizatorët i kushtuan vëmendje të veçantë në kuadër të kësaj ngjarje.

Çmime për idetë e suksesshme

Studentët, studiuesit e rinj dhe profesorët e tyre do kenë mundësinë që të diskutojnë rreth sfidave mjedisore të rajonit të Adriatikut dhe Jonit në një webinar interaktiv titulluar”Shumë breza, një e ardhme!”. Në kuadër të projektit POPRI, organizuar nga Parku Teknologjik Bregdetar, do ndahen çmime për idetë më të suksesshme dhe më inovative sipërmarrëse në konkursin e të rinjve nga të gjitha vendet e EUSAIR-it. Në përfudim të Forumit, do vendosen shenja sinjalizuese për mbrojtjen e detit dherrezikune ngritjes së nivelit të detit.

Në kuadër të Forumit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rëndësisë së rrjetëzimit të bizneseve dhe organizatave mes vendeve të EUSAIR-it, duke theksuar disa shembuj specifikë të projekteve të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në Slloveni, siç janë Porti Koper dhe Lepa Vida Thalasso Spa në Seçovle.

Ngjarja me përmasë ndërkombëtare e formatit B2B organizuar në bashkëpunim me Universitetin Primorska i dedikohet partnerëve të rajonit Adriatik dhe Jonian të cilët janë në kërkim të mundësive për bashkëpunim në fushën e biznesit, teknologjisë dhe partneriteteve në projekte të ndryshme të lidhura me katër shtyllat tematike të EUSAIR-it.

Përveç kësaj, ngjarja do të jetë një mundësi për organizatat zhvillimore dhe kërkimore, si institutet, universitetet, agjencitë, parqet teknologjike dhe inkubatorët, për të kërkuar partnerë të përshtatshëm për bashkëpunim dhe aplimin në projekte në kuadër të programeve të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Rreth EUSAIR

EUSAIR është një strategji e Bashkimit Evropian(BE-së) dedikuar rajonit të Adriatikut dhe Jonit e cila adreson sfidat e përbashkëta duke forcuar angazhimin e palëve të interesuara për kohezionin ekonomik, social dhe territorial. Strategjia u miratua nga Komisioni Evropian në vitin 2014, duke e bërë atë strategjinë e tretë makro-rajonale në BE e cila përfshin nëntë vende: katër vendeanëtare të BE-së (Greqi, Kroaci, Itali dhe Slloveni) dhe pesë vende kandidate (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Serbi dhe Maqedoni Veriore). Strategjia bazohet në katër shtylla tematike: rritja blu, kapaciteti lidhës i rajonit, cilësia e mjedisit dhe turizmi ekologjik.

Sllovenia kryeson Presidencën e Strategjisë së EUSAIR nga 1 qershori i vitit 2020 deri më 31 maj 2021. Tema kryesore e Presidencës është “integrimi i gjelbër”, pasi Sllovenia, së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, po koordinon shtyllën tematike të cilësisë së mjedisit. Qëllimi është të përmirësojë cilësinë e jetës në brigjet e deteve të përbashkëta përmes rregullimeve konkrete dhe zbatimit të regjimeve bazuar në shqyrtimin e shërbimeve bregdetare dhe detare të ekosistemeve të rajonit të Adriatikut dhe Jonit.

Axhenda

Më shumë informacion mbi agjendën e Forumit të gjashtëvjetor të EUSAIR mund të gjeni këtu

Këtu mund të shkarkoni video mesazhin rreth Forumit të gjashtë vjetortë EUSAIR

Next Post
Koronavirusi/ Qarqet ku ka më pak të infektuar në Shqipëri

Koronavirusi/ Qarqet ku ka më pak të infektuar në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com