• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendi në heshtje zgjedhore, të dielën shqiptarët u drejtohen kutive

by Java News
20/06/2015 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej orës 24:00 vendi ka hyrë në heshtje zgjedhore. Asnjë subjekt politik apo kandidat i këtyre zgjedhjeve nuk lejohet të bëjë propagandë elektorale.

Është dita kur ligji ia ka lënë zgjedhësve si kohë për reflektim për kë do të votojnë.

Këto janë zgjedhjet e disata në radhë për pushtetin vendor pas rënies së diktaturës, por janë të parat me një ndarje të re territoriale.

Si pasoje, nga rreth 400 njësi vendore, gara këtë herë bëhet vetëm për 61 bashki, të rritura në territor dhe numër zgjedhësish.
Për drejtuesit e rinj të njësive të reja, kanë të drejtën të shprehen me votë 3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës.

Në garë janë 63 parti politike. Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryesuar nga PS, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga PD me 15 subjekte zgjedhore në të.

11 parti garojnë më vete jashtë koalicioneve të mëdha. Në garë për 61 bashki janë 158 kandidatë.

Risi e këtyre zgjedhjeve janë gjithashtu një numër jo i vogël i kandidatëve të pavarur, 36 të tillë. Numrin më të lartë të kandidatëve në këto zgjedhje e ka Tirana me 6 të tillë, paradoksalisht edhe Memaliaj, me po këtë numër kandidatësh në garë.

Risi janë gjithashtu kandidatet femra. 16 të tilla, mbështeten nga partitë e mëdha, për karrigen e kryetarit të bashkisë. Spikat Shkodra, me të dyja kandidatet në garë femra.

Risi e kësaj gare zgjedhore gjithashtu janë numri i barabartë i meshkujve dhe femrave që do të ulen në karriget e këshilltarëve bashkiakë.

Rreth 41 mijë komisionerë, është trupa që do të administrojë këto zgjedhje në terren, si anëtare të ZAZ-ve, qendrave të votimit apo numërimit të votave.

6699 janë forcat policore të vendosura në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

Gara elektorale e së dielës monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues. Numrin më të lartë të vëzhguesve ndërkombëtarë, e ka ODHIR me 274 vëzhgues,misioni që do të hartojë edhe raportin përfundimtar dhe do të vendosë notën zyrtare për standardet e këtyre zgjedhjeve.

Ambasadat perëndimore, ajo e SHBA dhe ambasadat e vendeve fqinje gjithashtu kanë akredituar vëzhgues në garën që nis me hapjen e qendrave të votimit në orën shtatë të mëngjesit të se dielës.

Ashtu si edhe në proceset e tjera zgjedhore, vlerësimi nga ndërkombëtarët për 21 Qershorin, është gjithashtu një nga kriteret e forta për Shqipërinë që do të mbahet parasysh në Bruksel, për kërkesën për hapjen e negociatave.

Next Post

Pranga 34-vjeçarit vlonjat, iu gjet 25 kg 'çokollatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 9 për 100 mijë banorë? Shqipëria ndër të fundit në Europë për numrin e gjyqtarëve

July 23, 2026
Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

July 23, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

July 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Rosa Parks dhe fuqia e protestës

July 23, 2026
Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

July 23, 2026
“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

July 23, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge…

July 23, 2026
Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

July 23, 2026
Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In