• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria në Expo Milano 2015, Ahmetaj: Rritje me 25% e turistëve

by
03/05/2015 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, shpreh bindjen se pavioni i Shqipërisë në Panairin Expo Milano 2015 do të ketë shumë sukses, pasi ai afron për vizitorët një Shqipëri që ofron turizmin si destinacion dhe, në të njëjtën kohë, një destinacion për investime të huaja.

Më poshtë intervista e Ministrit Ahmetaj për mediat mbi pavionin e Shqipërisë në Expo Milano 2015:
Cili është komentia juaj për pavionin e Shqipërisë në Expo Milano 2015 zoti Ministër?
Pikë së pari, mua më pëlqeu pavioni ynë. Është një koncept shumë interesant që e takon Shqipërinë në një dimension tjetër, dimensioni harmonisë fetare, i harmonisë së njeriut më natyrën, i një Shqipërie në fakt që ka një tranzicion nga tradita tek modernia dhe të dy elementët, dhe tradita, dhe modernia, janë të harmonizuar në një mënyrë gati perfekte. Në të njëjtën kohë, koncepti i harmonisë fetare është aty, është unik në fakt dhe ia vlente që të ishte në fokus sepse është një gjë e veçantë, një gjë që në atë dimension harmonik është sot vetëm në Shqipëri, është një shembull i drejtpërdrejtë edhe për shumë e shumë territore dhe vende të tjera, dhe në të njëjtën kohë aty vjen një Shqipëri shumë e gjallë, shumë e rë, që afron ngjyra, që afro mundësi, që afron destinacion spektakolar turizmi dhe në të njëjtën kohë një destinacion për investime të huaja. Unë jam i bindur që pavioni do të ketë shumë sukses. Na takon ne detyra që ta mbushim me aktivitete gjatë gjithë periudhës dhe të jemi në harmoni dhe me gjithë klasterin bio mediterran, i cili është shumë interesant.  Unë pata mundësi të vizitoj edhe dy-tre pavione të tjera, San Marino, Siçilinë. Koncepti është harmonik. Ndjehem shumë krenar që kemi mundur, ia kemi dalë të sjellim një pavion ndryshe, një Shqipëri moderne dhe një Shqipëri tradicionale në të njëjtën kohë.

Shqipëria ka një historik që nga vitet 1937 për pjesëmarrje të tilla në Expo të ngjashme. Cila është pritshmëria e qeverisë shqiptare deri në fund të tetorit, kur të jetë përmbyllur Expo Milano 2015?
Është interesante historia e Expo Milano-s dhe historia e Shqipërisë me Expo-n. Viti i parë që ne kemi marrë pjesë, për shqiptarët besoj është e panjohur, është viti 1937 dhe vetëm pas viteve ’90 kemi mundur të marrim përsëri pjesë. Ky është një rast ku ne kemi mundësi të promovojmë Shqipërinë si një vend evropian i paeksploruar, një vend normal, një vend që afron shumë kënaqësi të ndryshme, që nga qetësia, që nga natyra, që nga kuzhina, që nga njerëzit, turizmi, apo bioturizmi, dhe prishmëria sigurisht që është e vështirë ta masësh, t’i vendosësh masa apo numra, por po j’ua lidh me një statistikë shumë interesante. Sivjet pritshmëria e rritjes së turizmit, për shkak të atyre që janë bërë ndër vite, për shkak të EXPO-ve të ndryshme, për shkak të aktiviteteve nëpër panaire të ndryshme apo ekspozimit të Shqipërisë në shumë vende të ndryshme, numri i turistëve pritet të rritet 25 për qind. Pra, për herë të parë Shqipëria ka mungesë shtretërish për të pritur turistët. Gjithë këto aktivitete në atë drejtim shkojnë, promovojnë Shqipërinë si një vend evropian i pa eksploruar akoma, një vend normal dhe një destionacion shumë interesant për turizmin dhe për investimet.

Next Post

Matura Shtetërore, veç mesatares, rëndësi edhe pikët e provimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In