• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

by E B
12/03/2026 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një anëtar të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lushnjës. Ndaj Arianit Muços rëndon akuza për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.

Në njoftimin zyrtar për media Prokuroria deklaron se anëtari i Këshillit Bashkiak ka gënjyer për dënimin dhe arrestimin e tij, pasi në vitin 2006 Prokuroria e Korçës e ka ndaluar për shfrytëzim prostitucioni, vepër të cilën është dënuar me burg.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M., anëtar i Këshillit Bashkiak, Lushnjë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 190 i K.Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.419, të regjistruar mbi bazën e materialit dërguar për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 01.04.2025, u provua se, i pandehuri A.M, me detyrë anëtar i Këshillit Bashkiak Lushnjë, ka kryer veprën penale “Falsifikimi i vulave, stamapve ose i formularëve”, parashikuar në nenin 190/1 të Kodit Penal, pasi ai ka paraqitur të dhëna jo të sakta (të rreme), që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe nuk i përgjigjen realitetit në Formularin e Vetëdeklarimit “Për zbatimin e ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, depozituar në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve më datë 23.03.2023.

Konkretisht, në formularin e lartëpërmendur, plotësuar dhe nënshkruar nga i pandehuri A.M, rezulton se në faqen 4, në rubrikën me numër ˝4” ku pyetet: ˝A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale?”, shtetasi A.M ka shënuar ˝Jo”. Gjithashtu , në rubrikën me numër ˝5” ku pyetet: ˝A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo? ”, shtetasi A.M ka shënuar ˝Jo”.

Ndërkohë gjatë hetimit rezulton e provuar e kundërta, pra, që shtetasi A.M ka qenë ndaluar dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurimit ˝Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ku ai ka qëndruar në periudhë paraburgimi për një kohë prej 5 muajsh. Konkretisht, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë më datë 15.02.2006 ka ndaluar shtetasin A.M., dyshuar për kryerjen e veprës penale ˝Shfrytëzim prostitucioni”, në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a/5 i K.Penal. Ndalim i cili është vleftësuar i ligjshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 42 Regj., datë 19.02.2006, duke caktuar ndaj shtetasit A.M masën e sigurimit ˝Arrest në burg” pa afat, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Next Post
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ende nuk mund ta besoj”- Leo Messi thyen heshtjen pas vdekjes së babait, mesazhi prekës: Do na mungosh! Kujdesi për ne nga lart, siç bëje këtu

“Ende nuk mund ta besoj”- Leo Messi thyen heshtjen pas vdekjes së babait, mesazhi prekës: Do na mungosh! Kujdesi për ne nga lart, siç bëje këtu

August 12, 2026
VIDEO/ Avioni luftarak “F-16” rrëzohet gjatë stërvitjes në Turqi dhe shpërthen në flakë, piloti shpëton pasi hidhet me katapultë! Shikoni pamjet

VIDEO/ Avioni luftarak “F-16” rrëzohet gjatë stërvitjes në Turqi dhe shpërthen në flakë, piloti shpëton pasi hidhet me katapultë! Shikoni pamjet

August 12, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti apokaliptik në Kolumbi, mbi 130 të vdekur dhe 570 të plagosur! Shpallet gjendja e katastrofës

Tërmeti katastrofik, Kolumbia shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në mbi 250 numri i viktimave, mijëra të plagosur, kërkime për të mbijetuarit

August 12, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

August 12, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Maliq, i dehuri tenton t’i jap fund jetës me zhivë termometri! Mjekët e Traumës nxjerrin nga rreziku

August 12, 2026
Mashtrim 4.7 mln euro/ Detajet nga dëbimi nga Dubai i Bruno Çobos, bëri kërkesë për t’u kthyer me dëshirë

EMRI/ Gjykata e Pejës e kishte dënuar me 11,5 vite burg për vrasje, Interpoli i çon nën pranga Prishtinës kosovarin e kërkuar!

August 12, 2026
Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

August 12, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ I riu i jep fund jetës duke pirë helm, hetime për shkaqet! Familjarët e gjetën në gjendje të rëndë, por vdiq pas dy orësh në spital

August 12, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

“NATO po infiltrohet qëllimisht”- Putin kërcënon Europën dhe Aleancën, Ukraina sulmon thellë në bazën ruse

August 12, 2026
Makina merr flakë gjatë ecjes në Dibër-Rrëshen, nuk ka të lënduar, zbulohet shkaku! Zjarri u përhap edhe në pyllin pranë rrugës

Makina merr flakë gjatë ecjes në Dibër-Rrëshen, nuk ka të lënduar, zbulohet shkaku! Zjarri u përhap edhe në pyllin pranë rrugës

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com