• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Matura Shtetërore, veç mesatares, rëndësi edhe pikët e provimeve

by
03/05/2015 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matura Shtetërore do të jetë një provim dalës, por jo hyrës për në institucionet e arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë saktëson se gjatë vitit të ardhshëm akademik, të rinjtë, pas provimit të Maturës Shtetërore, do t’u duhet të aplikojnë pranë universiteteve që ata preferojnë.

“Duke filluar nga 2016-2017, Matura Shtetërore do të jetë një program vetëm dalës dhe jo dalës dhe hyrës në universitet. Kjo do të thotë se studentët do të mbarojnë shkollën e mesme, do të marrin pikët e tyre të maturës që është përmbyllja e një cikli studimor. Më pas, me këto të dhëna, ata do të regjistrohen në institucione të arsimit të lartë, të cilat kanë përgjegjësinë të vendosin kriteret e përzgjedhjes së studentëve”, thotë Arbjan Mazniku, zv/ministër i Arsimit.

Instituticionet e arsimit të lartë do të kenë kriteret e tyre specifike, ku përveç mesatares, rëndësi të veçantë do të kenë edhe pikët që të rinjtë do të fitojnë në provimet që ata do t’i nënshtrohen.

“Studentët do të aplikojnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore disa muaj më parë dhe do të zgjedhin degën që duan. Më pas, institucioni i arsimit të lartë ku kanë aplikuar do të shqyrtojë aplikimin dhe do të bëjë ofertën paraprake. Do i thotë që nëse merr një notë të caktuar në një provim që vetë institucioni vendos, mund të pranohesh në shkollë”, shpjegon Mazniku.

Gjatë vitit akademik 2016-2017 do të zbatohet kjo strategji e re e hyrjes së të rinjve në univerisitete./Top Channel/

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Borxhet ndaj HEC-eve, KESH shlyen pagesat deri Shtator 2014

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com