• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria “Madhështore” e kujt?

by Artur Ajazi
06/03/2025 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha po e kopjon keq fare “mikun” e tij Donald Trump. E ndërsa Trump thotë “Amerika e para”, Sali Berisha në Tiranë, na del me një tjetër parrullë “Shqipëria Madhështore”. I kapur keq nga frika e humbjes, Berisha dhe aleatët e tij skeptikë dhe të paditur, nuk e dinë se, të kopjosh keq dikë, do të thotë se ke shteruar nga gjithçka. Berishës, ka nisur ti duket vetja “Trump”, apo dhe Kancelar i Gjermanisë, ende pa ardhur mirë 11 Maji. Steka, ku e ka ulur Berisha politikbërjen e asaj partie, pothuajse ka prekur fundin.

Të dalësh dhe të thuash se “unë do të bëj Shqipërinë Madhështore sa të vij në pushtet”, kur sa herë ke patur pushtetin e ke kthyer vendin në pocaqi, kjo sikur nuk shkon. Por edhe nuk besohet, edhe pse emigrantëve (shumica në salla të ardhur nga Shqipëria me biletë të paguar) Berisha u tha se “ne do të bëjmë shtetin me taksa zero, ndaj na votoni”. Kjo vallë do ta bëjë Shqipërinë Madhështore? E kujt do të jetë “Shqiperia Madhështore” zoti Berisha ? E partisë tuaj, e sejmenëve tuaj, e atyre që dogjën Parlamentin, institucionet, e atyre që hidhnin molotovë në dyert e bashkisë Tiranë, apo e atyre që thyejnë xhamat e ministrive kur ju i nxirrni në protesta?

Të bësh Shqipërinë Madhështore, do të thotë të jesh vizionar, ëndërrimtar, ambicioz, dhe të mendosh vazhdimisht për shtetin dhe popullin, dhe jo për pushtetin personal. Eksperianca e viteve të kaluara, na ka treguar se, Partia Demokratike gjithmonë kur ka patur pushtet, ka prishur gjithçka të bukur, gjithçka të re, gjithçka europiane, dhe e ka katandisur vendin dhe qeverisjen në njollë turpi për syrin dhe veshin e ndërkombëtarëve. Shqipëria “Madhështore” e kujt zoti Berisha ? E juaja, e Gaz Bardhit, e Mul Nokës, apo e Belindit dhe pasanikëve të tjerë të asaj partie, që e shohin pushtetin si “lopa që duhet mjelë”.

Mendoj se edhe baza e partisë tuaj, nuk ju beson se ju, do të bëni nqs vini në pushtet Shqipërinë Madhështore.  Nuk ju besojnë pasi e dinë sa e mbani ju fjalën, sa i vlerësoni ju mbështetësit tuaj, se sa i besoni dhe dëgjoni zërat kundër, dhe më kryesorja, sa arritët ju kur kishit pushtetin, të bëni dhe zbatoni premtimet e dhëna. Shqipëria nuk ka nevojë të quhet “Madhështore” në letra e programe elektorale.

Shqipëria po përmbyll me sukses procesin e integrimit të saj në Bashkimit Europian. Shqipëria do të jetë Europiane, pasi Madhështore ajo është de facto dhe de jure. Një parti që nuk bën dot primaret brënda saj, nuk mund të bëjë kurrë Shqipërinë “Madhështore”.

Next Post
Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me Çekinë. Ministri Lipavsky: BE, jo e plotë pa Shqipërinë

Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me Çekinë. Ministri Lipavsky: BE, jo e plotë pa Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In