Kosova mund t’i drejtohet me një notë proteste Shqipërisë për shkeljen e Protokoll-marrëveshjes së datës 30 prill 2011 për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar në pikat e kalimit kufitar Morin (Kukës) dhe Vërmicë (Prizren), pasuar me vendimet e qeverive respektove, shkruan Koha Ditore.
Megjithëse Shqipëria nuk ka kryer asnjë shkelje, kjo është mënyrë e vetme për të rrezuar këtë protokoll marrëveshjeje të firmosur katër vite e gjysmë më parë, por që kërkohet të shfuqizohet nga Komisioni Evropian.