• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shufra ari dhe 10 mln euro, goditet grupi kriminal shqiptar që grabiste shtëpitë luksoze! Çfarë iu gjet në banesë dhe nëntokë

by B K
31/01/2025 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një organizatë kriminale shqiptare, e cila grabiste shtëpitë luksoze në pjesë të ndryshme të Spanjës dhe Portugalisë, është goditur nga autoritetet spanjolle, duke vënë në pranga shtatë persona.

Sipas mediave spanjolle, shqiptarët kanë grabitur qindra shtëpi duke dhunuar, kërcënuar dhe armë zjarri pronarët apo qiramarrësit e banesave.

Mësohet se Policia ka sekuestruar sende me vlerë 10 milionë euro si edhe 44.500 euro, 23.700 dollarë amerikanë dhe 603.000 hryvnia ukrainase.

Policia gjeti në vilën ku shqiptarët kishin bazën e tyre shufra ari, si dhe sende të shumta të markave luksoze, përfshirë veshje, rripa dhe çanta dore.

Në makinat që përdornin për grabitjet, u gjetën kasaforta dhe mjete për t’i hapur, si dhe materiale të shumta telefonike dhe radiotransmetuese.

Në atë banesë gjatë operacionit, policia gjeti edhe tre armë zjarri, 35 orë dhe 186 bizhuteri me vlerë, të groposura nën tokë. Deri tani janë zbardhur 16 grabitje, ndonëse hetimi është ende në vazhdim.

Hetimi raportohet se filloi në qershor 2024, kur anëtarët e Institutit të Armatosur u morën në dijeni për një seri grabitjesh që ishin raportuar në komplesin luksoz Sotogrande, që ndodhet në San Roque, Cádiz.

Rrjeti shqiptar thuhet se krijoi bazën e tij të operacioneve në një shtëpi pranë La Puebla de Cazalla, në provincën e Seviljes. Prej andej, ata kryen grabitje në kryeqytetin e Andaluzisë, Kordoba, Murcia, Málaga, Alicante dhe Portugali.

Gjatë grabitjeve, të shtatë personat kanë fshehur fytyrat, të veshur me të zeza dhe me doreza. Ata kanë grabitur kryesisht bizhuteri dhe sende luksi, që mund t’i mbanin në çanta shpine.

Po ashtu, ata kanë përdorur makina me fuqi të lartë, të vjedhura më parë dhe me targa false, për të transportuar mallin në pronën e vendosur në provincën e Seviljes.

Next Post
Prej disa ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit në rezervuarin e Kamenicës

Prej disa ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit në rezervuarin e Kamenicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In