• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria do të shkojë në Eurovision/ Eni Vasili rinegocion me sukses marrëveshjen e borxhit të RTSH-së me EBU

by Os De
17/09/2025 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ishte gati të shkëpuste lidhjet. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe Shqipëria, do të shkojë në Eurovision, edhe pse është i vetmi transmetues, me borxhe të tilla karshi EBU-së. Negociatat e transmetuesit publik shqiptar me organizatën e madhe kontinentale kanë korrur sukses. 

Një rinegocim i të gjithë pagesave të prapambetur, siç mëson Albanian Post, mes RTSH-së dhe EBU-së, është përmbyllur me rezultat pozitiv, duke pasur dakordësi nga palët për një plan të caktuar pagesash, që duhet të kryhen ndaj Unionit në periudha të caktuara dhe që pritet të çojnë në rikthimin në normalitet të funksionimit të RTSH-së si ekrani i shqiptarëve. 

Nga sa kupton Albanian Post prej burimeve pranë këtyre negociatave, nga krahu i EBU-së është dhënë pëlqimi për shlyerjen graduale të borxheve të mëdha që u lanë pas në RTSH nga drejtuesit e kaluar dhe kështu, edhe festivali evropian i muzikës, nuk do të jetë i rrezikuar. 

Por situata erdhi e tillë pas një lënie të institucionit në mëshirën e pagesave të pashlyera dhe kjo, është historia e heshtur dhe e panjohur e RTSH-së, që e solli situatën deri në këtë pike tejet delikate. 

Neglizhenca e borxheve 

Radio Televizioni Publik shqiptar gjendej në një pikë kritike të tijën, ku drejtueses së re të institucionit, Eni Vasili, me marrjen e detyrës, duket se iu lanë peshë edhe një trashëgimi e vërtetë borxhesh, e cila mund të çonte në kolaps gjithë RTSH-në dhe të rrezikonte seriozisht raportin me partnerët evropianë. 

RTSH, si fytyra e vetme e një transmetuesi publik në vend, mbart edhe peshën për të qenë anëtare e Unionit Evropian të Transmetimeve. Për kontekst, Unioni Evropian i Transmetimeve, njohur shkurtimisht si EBU, është një aleancë e organizatave të medias së shërbimit publik në vendet brenda Zonës Evropiane të Transmetimeve, ose që janë anëtare të Këshillit të Evropës. 

Dhe RTSH, me Vasilin tashmë në krye, mbartte mbi supe borxhet e një drejtimi institucional jashtë shinave të logjikës, me shpenzime të papërshtatshme dhe të papërmbajtura mbi emisione të jashtme, duke e lënë transmetuesin në borxh jo vetëm me këto prodhime dhe punonjësit përkatës, por edhe me vetë EBU-në. 

Në një publikim të parë, Albanian Post zbardhi të vërtetën e plotë të dosjeve të RTSH-së për emisionet e prodhimit të jashtëm dhe tashmë, ekskluzivisht, po sjell edhe raporte e faksimile me EBU-në, për të pasqyruar shkallën e vërtetë të rëndesës së veprimeve abuzive që janë kryer në kohë me institucionin. 

Fillimisht, Albanian Post zotëron një letër paralajmërimi që është dërguar më 19 gusht në Drejtorinë Ekonomike të RTSH-së, me dërgues EBU-në, për një veprim urgjent të evidentimit të përgjegjësve për vonesat që janë krijuar me Unionin.

Kartela e Praktikës 

Një letër paralajmërimi, shkoi në RTSH më 19 gusht me dërgues EBU-në më 14 gusht, ku listohen borxhet që institucioni i ka Unionit. Letra duket se i drejtohet drejtpërdrejt Vasilit si drejtoreshë e përgjithshme. 

Lista e borxheve  

Në të shpjegohet se RTSH përballej me një sërë sanksionesh nëse nuk paguhen detyrimet, mes të cilave: 

  • humbjen eaksesitnë transmetime të njëanshme, 
  • humbjen eaksesitnë operacione të posaçme të lajmeve dhe sportit, 
  • kufizime në mundësinë për të marrë të drejta të reja sportive,
  • pamundësinë për tëkandiduarose rizgjedhur për organe, komitete apo grupe të qeverisjes së EBU-së. 

Pjesëmarrja në Eurovision po ashtu, ishte e rrezikuar – një ngjarje ku Shqipëria nuk ka munguar prej debutimit të saj në vitin 2004 në Stamboll. Pra, një traditë mbi 20-vjeçare, ku vendi prej asaj kohe ka qenë gjithnjë i pranishëm. 

Sipas letrës së firmosur nga drejtori i financave dhe çështjeve administrative pranë EBU-së, borxhet kanë të bëjnë me disa ngjarje dhe kapin shumën e 31 mijë e 780 eurove për disa prej tyre e disa të tjera, përfshi tarifën e anëtarësimit në Union, e cila duhet të paguhej deri më 4 korrik 2025, kapin vlerën e thuajse 138 mijë frangave zvicerane (afërsisht 140 mijë euro). 

Një email ndërkaq mbërriti, siç zbulon Albanian Post, në adresë të drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë pranë RTSH-së më 18 gusht. Bashkëngjitur një deklarim llogarie dhe vlerësim për marrëdhënien e gjatë mes RTSH-së dhe EBU-së. 

E-maili për RTSH 

Megjithatë, shpjegohet se për të vijuar me dhënien e sinjalit, nuk mjafton shlyerja e një pjese të borxheve. Një marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve të tjera të prapambetura ishte e nevojshme. 

Disa prej borxheve, fakt për t’u theksuar në mënyrë flagrante, të pashlyera prej shkurtit 2024. Më shumë se një vit e gjysmë me borxhe të pashlyera ndaj EBU-së! 

Më pas, më 20 gusht, një letër tjetër nga EBU shkon në drejtim të Radiotelevizionit Shqiptar. 

Letra e EBU 

Sërish, dy fatura ku kërkohet shlyerja e detyrimeve, ku në listën e faturës së parë, ka objekte që nuk janë shlyer sipas kontratës prej 217 ditësh. 

Vlera totale e parë shkon në 31 mijë e 780 euro, pra e pandryshuar nga komunikimi i parë dhe nga ajo çfarë kuptohet, bëhet grumbullimi i shumave, ku shihet se borxhet kryesore janë aty prej më shumë se 90 ditësh. 

Në faturën e dytë të transmetimeve, lihet të kuptohet se kemi të bëjmë me një shumatore shumë më të madhe, në vlerën e 138 mijë e 501 frangave, ose afërsisht 140 mijë euro. Këtu përfshihet edhe tarifa e anëtarësimit që duhet të paguhej deri më 3 gusht, në vlerën e 68 mijë e 476 frangash, afërsisht 70 mijë euro. 

Bëhet e qartë po ashtu se pjesa më e mirë e borxheve është grumbulluar aty prej kohësh, ku ka pagesa të pa shlyera edhe prej 195 ditësh. 

Ndaj, mes kësaj katrahure borxhesh të prapambetura, fakti duhet vlerësuar se RTSH arrin të paktën në parim përmes akordit me EBU-në të dale nga një rreth vicioz dhe të futet në shinat e mirëfunksionimit, duke shmangur edhe një kolaps të vërtetë me strukturën kaq të rendësishme partnere. 

Është tejet e qartë se një trashëgimi e tillë borxhesh, e ka lënë transmetuesin publik në pozita kritike dhe me nevojën për të ushtruar masa rigoroze për të vijuar partneritetin dhe për të ringritur në nivelin e duhur një emër si RTSH. 

Teksa, në artikullin pasues, Albanian Post do të publikojë edhe raportin e RTSH-së me sportin, ku vlera e kontratave të pajustifikueshme për të drejta televizive të ngjarjeve sportive të parëndësishme në kontekstin vendor, e bën ekranin e shqiptarëve të mos fitojë dot të drejtën as të transmetojë ndeshjet e ekipit Kombëtar./ Albanian Post 

 

Next Post
Skemat piramidale online/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit. S’e dinim..

Skemat piramidale online/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit. S’e dinim..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Kreshnik Mujeci i akuzuar për vrasje në 2016

Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Kreshnik Mujeci i akuzuar për vrasje në 2016

April 26, 2026
“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh, në San Demetrio Corone në Kalabri (FOTO)

“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh, në San Demetrio Corone në Kalabri (FOTO)

April 26, 2026
I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

April 26, 2026
Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

April 26, 2026
Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

April 26, 2026
Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

April 26, 2026
Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

April 26, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

April 26, 2026
Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat

Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat

April 26, 2026
“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump

“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In