• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria bëhet me tre hekurudha”, Balluku: Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh

by A R
16/09/2021 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar projektet infrastrukturore që pritet të përfundojnë brenda mandatit të tretë të socialistëve. Balluku tha se Porti i Ri i Durrësit, aeroportet e Vlorës dhe Sarandës pritet të përfundojnë brenda këtij afati ndërsa shtoi se do të duhet më shumë kohë për përfundimit e Koridorit Blu.

“Pa dashur të përsëritem dhe të jap informacione që janë dhënë, siç jeni në dijeni sepse ne i kemi bërë të gjitha garat publike. Do ndaloj tek portet. Portet janë pjesë e paketës së zhvillimit. Kanë nisur disa prej tyre, siç është porti i ri i Durrësit në Porto Romano. Gara përmbyllet në fund të muajit Tetor. Gara ndërkombëtare do të vendosë edhe një kohë limiti për 36 muaj. Porti i Ri dorëzohet brenda këtij mandati. Faza e parë e projektit të ballinës në portin ekzistues që do të kthehet në zonë për përdorim turistik dhe banimi, kemi nisur nga puna për fazën e parë të negocimit. Në fazën e parë dhe të dytë brenda mandatit të tretë.

Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh. Porti tregtar zhvendoset në zonën e Triportit. Pas operimeve që kanë nisur në mënyrë normale pa asnjë lloj kufizimi në aeroportin e Kukësit. Brenda nëntorit nisim kantierin për aeroportin e Vlorës. Po bëhet studimi i ambientit dhe menjëherë ngritja e kantierit në zonën e destinuar për t’u bërë ky aeroport që do jetë më i madh. Parashikohet të ketë edhe shërbime për mirëmbajtjen e avionëve dhe transportin e mallrave nga ajri. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës. Do jetë aeroport turistik sezonal. Na rezulton që do të përpunojë kapacitete të rëndësishme nga muaji prill deri në muajin nëntor për lëvizje charter. Do duhen 24 muaj për ndërtim.

Duke marrë parasysh afatet për garën dhe kontratën, parashikohet të dorëzohet në pranverën 2025, në përfundim të mandatit të tretë. Korridori Blu, për të cilin jemi përgatitur prej kohës, është një garë që e kemi lançuar por për shkak të pandemisë u shty për një afat tjetër. Me fillimin e punës do të rihapet gara por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati.  Për të plotësuar këtë korridor një nga pjesët më të rëndësishme është Bypass-i i Gjirokastrës”, tha Balluku.

Ajo u shpreh se Shqipëria do të bëhet me tre linja hekururdhore. Përpos asaj Tiranë-Durrës, qeveria parashikon ndërtimin e linjave Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Pogradec.

“Kemi arritur të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë hekurudha Tiranë-Durrës. Kantieri nis në fund të këtij muaj para se të mbarojë shtatori. Jemi në fazë negociatash për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit që do krijojë akses edhe në vende të tjera të Ballkanit. Kjo hekurudhë që prek një pjesë të mirë të të gjithë territorit.

Nuk kemi një paketë për shpronësime. Është vlerësuar, si një projekt me kompleksitet të ulët. Jemi besimplotë që do të dorëzohet brenda këtij mandati. Banka e Investimeve ka marrë përsipër të na mbështesë për segmentin nga Durrësi në Pogradec , por ndërkohë do të nisim me segmentin e parë nga Durrësi në Rrogozhinë”, u shpreh ministrja.
/a.r
Next Post
U rrëzua ndërsa punonte në një pallat në ndërtim, humb jetën 55-vjeçari në Kavajë

Deputetja socialiste nuk ndihet mirë, ambulanca shkon me urgjencë pranë Kuvendit

Comments 1

  1. Jorgo says:
    5 years ago

    Sa % mori kjo dhe sa i dergoi Rames?

    Reply

Leave a Reply to Jorgo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurodeputeti Fredi Beleri kërkon të shkojë në PE, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

Beleri: Për 360 euro kam qëndruar në burg 16 muaj, nuk jam nga ata me të cilët më krahason Rama

April 23, 2026
Deklarata shqetësuese për Turqinë, plasin polemikat për von der Leyen

Deklarata shqetësuese për Turqinë, plasin polemikat për von der Leyen

April 23, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Integrimi, Balla: Opozita hedh vetëm baltë, Shqipëria e pandalshme drejt BE-së

April 23, 2026
Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

April 23, 2026
“Pensionistët marrin shampo 3 në 1”, Korreshi batuta në Kuvend: Pensionistëve u dhatë 1 kg grosh dhe 1 tufë qepë (VIDEO)

“Ne fshatarëve nuk na vjen radha”, Korreshi ironizon në Kuvend. Debat me Peleshin

April 23, 2026
Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

April 23, 2026
Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

April 23, 2026
“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi

“E padrejtë”, Xhelal Mziu revoltohet: Pse ma refuzoni interpelancën për fondet e IPARD-it

April 23, 2026
Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

KUVENDI LIVE! Rrëzohet interpelanca për IPARD. Peleshi: Po hetohet nga SPAK; PD: Bujqësia ka regres…

April 23, 2026
Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In