Ka filluar në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit.
Në minutën e 32′ ka qenë Rei Manaj i cili ka gjetur rrjetën duke bërë kështu që kuqezinjtë të kalojnë në avantazh.
Me pas, Uzuni provon me një veprim të bukur akrobatik, por tentativa e talentit beratas, ndalet nga portieri mik, që largon rrezikun në këndore.
/b.h