• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqetësimi im më i madh ata që kaluan vetingun”, Dumani: 9 të dorëhequr dhe 1 i larguar nga detyra brenda SPAK-ut

by A R
22/05/2024 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se është më shumë i shqetësuar me ata gjyqtarë dhe prokurorë që kaluan vetingun dhe sërish qëndrojnë në sistem dhe këtë deklaratë të tij e ka argumentuar si më poshtë:

“Unë jam më shumë i shqetësuar me ata që kanë kaluar vetingun dhe vazhdojnë të jenë në sistem që sërish mund të ndeshemi para personave me natyrë korruptive, realisht ky është shqetësimi im më i madh. Këtu jemi të vëmendshëm dhe nga mediat, edhe nga shoqëria civile, por edhe nga politika kur ka denoncime, përpiqemi të mbajnë shënime dhe të bëjmë vlerësimet tona paraprake. Vjet ne arrestuam një prokuror në detyrë, proceduam një gjyqtare në detyrë dhe disa ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë. Ne jemi shumë të vëmendshëm, koha do e tregojë. Do të takohemi ndoshta pas një viti dhe këtu do të jemi. I kemi në vëmendje dhe jemi të fokusuar.”

Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se duhet të jenë të vëmendshëm edhe brenda Strukturës së Posaçme brenda së cilët ka thënë që “patjetër që janë me këmbanë alarmi” në lidhje me shkeljet flagrante që mund të ndodhin. Dumani ka thënë se 9 prokurorë të SPAK janë dorëhequr dhe 1 është larguar nga detyra.

“Të pranojmë se kaluan vetingun dhe nuk do të korruptohen gjyqtarë dhe prokurorë, kjo është një utopi. Jemi të ekspozuar të gjithë. Të jemi të vëmendshëm, do të kemi çështje penale dhe do të vijmë me raste konkrete. Edhe sa i takon brenda SPAK, unë jam i vëmendshëm dhe i gjithë stafi janë të vëmendshëm. Kemi dhe një proces vetingu që funksionon brenda institucionit, janë betuar rreth 60 veta vitin e kaluar, nga këta vetëm 1 është larguar. 1 tjetër është larguar nga detyra si rezultat i një procesi në raport me shkeljet të një natyre flagrante dhe çuan në largimin nga detyra dhe kemi 9 të dorëhequr për shkak edhe të procesit të vetingut brenda llojit. Por patjetër që jemi me këmbanë alarmi edhe brenda SPAK-ut”, u shpreh Dumani.

/a.r

Next Post
I martuar me një trashëgimtare diamantesh, influenceri akuzohet për sulm ndaj gruas 95-vjeçare

I martuar me një trashëgimtare diamantesh, influenceri akuzohet për sulm ndaj gruas 95-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

July 17, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

July 17, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Projektligji i ri për BSH: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

July 17, 2026
Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

July 17, 2026
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet

July 17, 2026
Steka që BIRN ia vuri vetes

Steka që BIRN ia vuri vetes

July 17, 2026
SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite

SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite

July 17, 2026
Përshtati banesën për thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari në Përmet

Përshtati banesën për thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari në Përmet

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In