• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpresë për vogëlushin që e ka kaluar jetën spitaleve, një kirurg merr përsipër operimin e Mishelit 4-vjeçar

by A R
19/12/2016 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për më të voglin e familjes Duka, Mishelin, ka shpresë. Pas 4 vitesh ecejake nga njëri spital në tjetrin, 4-vjeçari do të operohet.

Lajmi konfirmohet nga kirurgu Myftar Torba, i cili menjëherë pas transmetimit te historise se tij në Top Channel ka marrë përsipër realizimin e kësaj ndërhyrjeje, në shenjë solidariteti me këtë dhembje të madhe të familjes Duka, ku prej kohësh rrezikohet seriozisht jeta e më të shtrenjtit, djalit të tyre të vetëm.

“Pacienti është në gjendje të shterruar fiziologjike. Është me një anemi të moderuar, një hemoglobinë 4.9, hematokrit 14%, eretrocide 2 milionë e 200 mijë, që para ndërhyrjes kanë nevojë për t’u korrigjuar dhe pas këtij momenti ne do të ndërhyjmë”, thotë mjeku Torba.

Doktori thotë se si çdo ndërhyrje tjetër kirurgjikale edhe kjo ka rreziqet e saj, por beson fort se ky rast ka shpresë, pavarësisht parametrave që tregojnë për një shëndet të dobët të vogëlushit. Spitali i Traumës po përgatit të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të shpëtuar jetën e Mishelit të vogël.

“Çdo ndërhyrje në kirurgji ka rrezik. Por në këtë rast ne jemi të pregatitur për t’i kaluar këto rreziqe. Situata e djalit është e ngjashme me shumë raste të tjera që ne operojmë, me pacientë që vijnë me traumë dhe në gjendje terminale, por që kanë kaluar me sukses”, thotë Torba.

Historia e Mishelit nuk mbaron pas këtij operacioni. Ai do ketë nevojë për terapi, të cilat për familjen e tij janë të papërballueshme. “Pas ndërhyrjes djali do ketë nevojë për terapi shtesë. Me mjekimin e duhur, me vaksino-terapinë, çdo gjë shkon ok”, shton mjeku.

Next Post
Ankohet vajza: Kam ndërruar dhjetëra partnerë por…të gjithë mbarojnë punë shpejt

Nëse keni këto veçori, femrat do çmenden për seks me ju...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com