• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpresat e Lulzim Bashës mbeten tek racistët e Hollandës

by Mero Baze
16/04/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në parlamentin e Hollandës një politikane raciste, Madeleine Van Toorenburg, mikeshë e Lulzim Bashës, ka  fituar një debat politik kundër shqiptarëve, por nuk ka fituar asnjë betejë për tu hequr vizat shqiptarëve. Një kërkesë e një partie populiste antiemigrantëve, e depozituar prej vitit 2017, e shqetësuar gjoja nga disa banda shqiptarërsh në Hollandë, ka marrë mbështetje në parlament, duke lidhur platformën e tyre populiste me vizat për shqiptarët.

Qeveria e Hollandës ka pas plot argumente kundër kësaj fryme raciste të populistve në parlament, por ata kanë triumfuar fal dhe parëndësisë politike të këtij mocioni.

Tani I vetmi lajm real është se politikanët rracistë të Holandës I shikojnë shqiptarët si specie të dobishme për të ndezur gjakrat brenda në Hollandës, që ata të fitojnë më shumë pikë. Disa prej këtyre shqiptarëve dhe e meritojnë sulmin e tyre, se janë vërtet njerëz të botës së drogës dhe krimit.

Por asgjë më shumë nuk do të ndodh se kaq. Holanda nuk vendos dot e vetme për fatin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, dhe mocioni I parlametit do të mbetet thjeshtë një fitore e populistëve antiemigrantë të Hollandës.

Debati real është hareja me të cilën opozitarët shqiptarë e kanë pritur këtë lajm. Rasti I Lulzim Bashës, është një rast tipik I frustrimit që ka një ish emigrant nga racistët e vendit ku vendoset të jetojë, dhe adhurimi që ka për ta, kundër emigrantëve të tjerë, që nuk ja kanë kanë dal akoma të integrohen.

Për një moment të duket, se racistët holandezë, kanë më shumë aleatë në politikën shqiptare se sa në qeverinë apo shoqërinë hollandeze.

Është e dyta herë brenda një viti, që opozita jonë shpreson më shumë tek rracizmi I shtuar në Evropë se sa tek idetë e saj politike.

Një vitë më parë, kur Shqipëria mori 20 emigrantë nga Eritrea që kishin mbetur në brigjet italiane, për shkak të politikës raciste të Salvinit, opozita jonë ju vërsul qeverisë, duke u bërë më rraciste se dhe vet Salvini.

Ky është rasti I dytë kur opozita jonë I vërsulet qeverisë po për shkak të rracistëve hollandez. Meqë rracistët hollandez, mendojnë se nuk I duan shqiptarët në Hollandë, opozita jonë mendon se ata shqiptarët e këqinj të Hollandës, janë të qeverisë dhe për këtë kjo duhet të mbaj përgjegjësi.

Është e vërtet se disa emigrantë shqiptarë në Hollandë mund të jenë kriminelë apo gangster, por Hollanda është një vend me shtet të fort ligjor, dhe nuk mund të mundet nga disa banditë shqiptarë. Ata thjeshtë do përfundojnë para drejtësisë.

Mendoj se Shqipëria ka më shumë faj për ndonjë emigrant shqiptarë të kthyer nga Hollanda dhe të pandëshkuar në Shqipëri, se sa pë rata që janë aty. Lulzim Basha ish emigrant shqiptar në Hollandë, me familje të natyralizuar hollandeze, I ka shpëtuar drejtësisë dy herë në Shqipëri, një here pasi u akuzua për 220 milionë dollarë nga prokuroria dhe një herë që nuk u akuzua për vrasjen e katër demonstruesve. Po të ishte në Hollandë do ishte dënuar për këto krime, por qëlloi emigrant me fat, se u kthye në Shqipëri.

Van Torrenburg një politikane populiste holandeze, që ka punuar në UNMIK në Kosovë, aty ku ka punuar dhe Basha në vitet 2000, është thjeshtë një lobiste e nxitur nga Lulzim Basha, e cila shpreson të ndez racistët holandezë duke tundur flamurin e kuq të shqiptarëve dhe ti bëj një nder mikut të saj Lulzim Basha, duke I ngritur kartonin e kuq vizave të shqiptarëve në Hollandë.

Kjo e gjtiha tregon më shuëm dëshpërimin e ish emigrantit Lulzim Basha  dhe mungesën e ideve të tij për të bërë opozitë, se sa ndonjë problem të shqiptarëve në Hollandë. Ai thjeshtë mendon se çdo punë bëhet duke paguar dikë të flas pro tij. Në këtë rast dhe kundër shqiptarëve.

Por nëse Hollandës mund ti vij ndonjë herë ndonjë rrezik nga emigrnatët shqiptarë atje, do ti vij më shumë nga  paret e pista të korrupsionit fituar në Shqipëri nga të emigranti Lulzm Basha dhe familja e tij që shrpesojnë ti investojnë në Hollandë, se sa paret e pista të disa banditëve shqiptarë në Hollandë, që shpresojnë të të investohen në Shqipëri. Këto të fundit janë më pak.

Next Post
Studiuesit anglezë zbulojnë origjinën e ndërtuesve të Stonehenge

Studiuesit anglezë zbulojnë origjinën e ndërtuesve të Stonehenge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In