Romantike, pasionale, momente drithëruese, puthjet janë prezent ne jetën tone qe ne fëmijëri, kur puthjet na i dhuronin prindërit.
Me pas vjen adoleshenca dhe ja ku prekim me ndrojtje lehtësisht puthjet e para te dashurisë. Rreth te 20-ve bëhen pasional, ndërsa tek te 30-ta shfaqen joshëse dhe romantike, 50 vjeç bëhen delikate.
Puthja ne moshën 16 vjeçare
Është një puthje nga e cila kemi ndrojtje qe dëshirojmë ta bëjmë por nuk dimë. Buzët afrohen dhe preken, janë ndjenja te reja, te pazakonta, dhe jo domosdoshmërish te pëlqyeshme. Por ne fakt mjafton pak për tu mësuar, te emocionohemi dhe ta provojmë përsëri me shpejtësi. Puthja ne moshën 16 vjeçare është kaq por edhe me shume, unike, e pakuptueshme, e papritur, ndonjëherë e vjedhur, është një puthje qe ka shijen e përjetësisë.
Puthja ne moshën 20 vjeçare
Është një puthje alla franceze, shume pasionale, nuk ka vend për tabu, ndotja bën pjese ne te shkuarën, qëllimi i saj është i qarte, te ndezësh erosin. Është një puthje shume erotike, pasionale, kurioze.
Puthja ne moshën 30 vjeçare
Është një puthje qe dëshiron ëmbëlsi, përkëdhelje, vëmendje. Koha e pasionit te çmendur tashme ka kaluar, puthja ne moshën 30 vjeçare e hedh shikimin gjetiu. Nuk dëshiron te bej për vete partnere te pamundur, por ka nevoje për qetësi dhe mbi te gjitha shume dashuri. Është e ëmbël, romantike, tek e fundit, puthja është kujtimi me i rëndësishëm për një çift.
Puthja ne moshën 40 vjeçare
Puthja ne moshën 40 vjeçare i kushton vëmendje te gjithë trupit. Prek buzët, majën e veshit, qafen. Është një puthje e maturuar, e qete, qe nuk lejon te jeni te paduruar.
Puthja ne moshën 50 vjeçare
Delikatese është fjala kyç për puthjen ne moshën 50 vjeçare. E lehte, e pëshpëritur, pak e theksuar, është një puthje qe ndez dëshirën ne mënyrë te pakuptueshme. Është një puthje qe zbavitet duke buzëqeshur, ironizuar duke luajtur.









