• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpifja, beteja e gabuar!

by Lutfi Dervishi
16/10/2018 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Nëse do të rregullohej puna e shpifjes me paketë – do t’ia vlente të paguanim edhe një taksë nëse na premtohej jeta në një ambient ku nuk ka shpifje, thashetheme, gënjeshtra, fyerje, tallje, përqeshje.

Kjo është bota ideale.

Bota reale është pak a shumë ajo që parashikonte Aldous Huxley në vitin 1931 kur shkroi novelën ““Bota e re e marrosur”

Huxley, ndryshe nga bashkekombesi i tij George Orwell që në vitin 1948 shkroi romanin e famshëm “1984”, ku parashikonte një shoqëri që do të ndalonte informacionin- ishte më profetik, – Huxley thoshte se jo vetëm që nuk do të ndalohej informacioni, por do të ketë cunam informacioni.

Orwell thoshte se e vërteta do të ndalohet, Huxley thoshte se e vërteta do të zhytet në oqeanin e kotësisë. Orwell parashikonte që individi do të torturohet , Huxley thoshte se “tortura” do të injektohet përmes kënaqësisë.

Përpjekja e qeverisë për të ndaluar shpifjen me paketë i ngjan përpjekjes së laboratorit më të mirë britanik që nuk arriti të ndaj dot “sinjalin” nga zhurma babale.

Të merresh me median sot është një nismë shumë e guximshme.

Media nuk është ajo që ka qenë. Nuk është e lehtë të japësh përgjigje për pyetjen: kush është media? Kush është gazetar?

është gazetar gazetari tradicional që beson se do të ndryshojë botën me punën e tij, ndërkohë që bota po ndryshon vetë me një shpejtësi marramendëse?

është gazetar çdo njeri me celular në dorë që prodhon tekst, foto video apo kombinim të tyre?

është gazetar, moderatori/moderatorja e njohur që të mahnit me pyetje të tipit: çfarë mendon për… kohën/raketat/babalen/rrugën e kombit/FMN/lTrump/Shkollën etj etj etj?

është gazetar ai/ajo që (sipas zëvëndësministrit të brendshëm) është vënë në shërbime të bandave kriminale rivale?

është gazetar këngëtarja e njohur që ka miliona klikime në you tube?

është gazetar/e kryeministri? Kryetari i Partisë? Ministri? apo kryebashkiaku që raportojnë për veten përmes medias sociale?

është gazetar – ai/ajo që i shërben si kamarjer/kamarjere pushtetit të radhës?

është gazetar ai i marri që nuk e dëgjon njeri në shtëpi, që e tallin në lagje, por që jep leksione në ekran?

është gazetar ai që punon me “qera” në këtë profesion?

është gazetar ai që punon në televizion kombëtar dhe ka 3 muaj pa marrë rrogën?

është gazetar ai i marrëdhënieve me publke që informacionin e paketon si lajm dhe do ta shesë përmes televizionit?

është gazetar/e ai/ajo që ka alergji nga e vërteta?

Situata në lidhje me meidan ka ndryshuar dhe jo vetëm në Shqipëri. Opinioni publik nuk ndikohet më vetëm përmes medias tradicionale dhe gazetarëve, por edhe prej rrjeteve sociale. Fuqia e individëve të pafuqishëm deri dje që shprehin lirshëm mendimet e veta është gjithnjë në rritje. Aty ku media tradicionale mërmërit, media e re ulëret dhe shpesh me të drejtë.

Për shkaqe historike ne nuk jemi ende shoqëri informacioni, por jemi shoqëri thashethemi. Kemi frikë të lexojmë të vërtetën sepse druajmë se do të na ndryshojë mendje. Më lehtë besohet thashethemi më i pabesueshëm se e vërteta që të zë sytë.

Nuk ka rast të dytë në kontinent që në “prime time” çdo natë të kesh nga 10 programe me politikë. Nëse “politika” do të eksportohej ne do të ishim vendi parë eksportues në glob.

Ata që zotërojnë median (tradicionale) sot nuk janë filantropë që i kanë zënë ethet e dashurisë për të treguar ngjarjet e ditës dhe historinë, ata i kanë zënë ethet e parasë dhe median e kanë për të bërë më shumë pare, për të ushtruar më shumë pushtet, për të dëshmuar më shumë vanitet!

Në epokën e cunamit të informacionit, të lajmeve të rreme e të post truth (rastit kur nuk kanë rëndësi faktet, por çfarë emocioni shkakton me “argumentat” e tua) – beteja me shpifjen i ngjan pak betejës me mullinjtë e erës. (Megjithëse sot mullinjtë e erës janë burim i pastër energjie)

Shpifja e ka përgjigjen në ligjin ekzistues. Ajo çfarë vlen off line, vlen edhe on line. Një vendim i mirë gjykate, një vendim që merr në konsideratë dhe peshon të drejtën e informacionit, të drejtën për jetë private dhe interesin publik, shërben më shumë se 100 kode etike. Ligji shpifjes nuk është vetëm për median. Media është lule krahasur me…politikanët apo jo?!

Kodi etik i gazetarëve ( i ripunuar së fundmi) është mjaft i qartë në deontologjinë e profesionit, por ndikimi i tij në praktikë i ka ngjarë efektit që kishte dikur urdhëri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para se ky i fundit të lirohej nga ushtria.

Shqipëria ka mbi 20 gazeta të përditshme, 56 televizione, mbi 200 kabllorë, mbi 700 portale, mbi 1.8 milionë llogari facebook. Dhe gjithë këto operatorë mediatik – janë në një treg që nuk funksionon si treg.

Sigurisht kryeminiitri dhe qeveria mund të bëjnë shumë për lirinë e medias. Rastet e dhunës ndaj gazetarëve duhen hetuar me shpejtësië me përparësi dhe duhet dërguar sinjali i qartë që me gazetarët nuk bëhet shaka.

Kryeministri do të jepte një kontribut të madh për lirine e gazetarëve nëse nuk do të shkonte në asnjë televizion nëse inspektoriati i punës nuk do të çertifikonte që gazetarët janë me kontrata dhe paguhen rregullisht. Ka tv që qëndrojnë hapur vetëm për të patur në studio kryeministrin /ministrin e radhës.

Kryeministri do të ndihmonte shumë në lirinë e medias nëse do të jepte një urdhër të qartë që mos zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit (një nga ligjet më të mira që kemi) është krim i ndëshkueshëm.

Kryeministri do të ndihmonte në pastrimin e diskursit publik nëse në Parlament, ata që ka nën hyqëm të zbatojnë kodin e etikës dhe të kenë minimumin e njerëzillëkut në komunikimin publik.

Shpifja është pjesë e lirisë së shprehjes- JO e lirisë së medias.

Kryeministri është në detyrën e lartë edhe për të duruar. Ka plot që e konsiderojnë lirinë e medias si “leje gjuetie”, por teprimet në lirinë e medias janë çmimi që një shoqëri paguan për të qenë e lirë.

Media ka kusuret e veta, por më mirë një media që “shpif” se një qeveri që kumton se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtër?!

Skenari Huxley nuk luftohet me “skenarin orëellian”. Nuk ka nevojë për ndalime të reja. Ka nevojë për shtet ligjor që funksionon. E fillon dot i pari kryeministri? E nis dot me hapin e parë- ndarjen/distancimin nga oligarkët e medias që rrënojnë rregullat e profesionit për ca para buxheti më shumë?!

Next Post
Duhet të thoni “Jo” kur duhet

Duhet të thoni “Jo” kur duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

July 31, 2026
Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

July 31, 2026
Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

July 31, 2026
PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

July 31, 2026
“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

July 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

July 31, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Protesta nuk mjafton

July 31, 2026
Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com