Në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026 konfirmohet përafrimi i plotë i standardeve evropiane për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik.
Ky vlerësim dëshmon një hap thelbësor drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së në fushën e politikës monetare.
“Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje në fushën e politikës ekonomike dhe monetare dhe ka shënuar përparim të mirë. Shqipëria miratoi një ligj të ri për Bankën e Shqipërisë, me qëllim përafrimin me acquis-in e BE-së. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për sa i përket pavarësisë së bankës qendrore dhe ndalimit të financimit monetar të sektorit publik. Ligji për Bankën e Shqipërisë u miratua në tetor 2026”, thuhet në njoftimin e KE.
Përveç këtij aspekti institucional, vlerësimet e Komisionit Evropian shtrihen gjerësisht edhe në modernizimin e infrastrukturës financiare dhe të sistemeve të pagesave.
“Banka e Shqipërisë ndryshoi kuadrin ekzistues të sistemeve të pagesave, duke mundësuar kalimin drejt standardeve ISO dhe SEPA për tregun vendas, si dhe duke rritur efikasitetin e pagesave elektronike. Sipas të dhënave të BSH-së, pagesat elektronike u rritën me 23% në vitin 2025. Banka Qendrore ka njoftuar planet për vënien në funksion të sistemit të pagesave të menjëhershme (një version i ngjashëm me TIPS) brenda muajit nëntor; për këtë arsye, bankat tregtare kanë filluar tashmë fazën e testimit”, njofton KE.
Raporti i Brukselit nënvizon forcimin e pavarësisë ligjore, modernizimin e pagesave dhe qëndrueshmërinë e lartë e sektorit bankar duke dëshmuar se Banka e Shqipërisë ka shënuar përparim të ndjeshëm, duke e afruar më tej kuadrin institucional të vendit me standardet evropiane.











