• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, ura mes bizneseve, konkurrueshmëria dhe klima e biznesit në qendër të diskutimeve

by A. Q
05/11/2026 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shërbejë si një pikëtakim për bizneset shqiptare dhe të huaja, duke krijuar hapësira për prezantimin e produkteve, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Në ditën e tretë të këtij edicioni, Pallati i Kongreseve mirëpriti sipërmarrës, shoqata dhe grupe interesi, të cilat krahas mundësive të bashkëpunimit diskutuan edhe mbi sfidat që përballen sipërmarrjet shqiptare

“Shpesh herë ne kemi artikuluar problemtikat që hasin bizneset dhe duhet ta filloj me atë që është baza. Është mungesa e një mekanizmi të qëndrueshëm dhe jemi në një fazë të fillimit të mosbesimit që kemi ndaj autoriteteve shtetërore, sidomos me paketën Fiskale të prezantuar së fundmi. Ne kemi nevojë për të ndërtuar një mekanizëm solid. Kemi një ligj për dialogun publik dhe privat, kemi një ligj për konsultimin publik dhe ne ende sorollatemi për të pasur një mekanizëm të besueshëm dhe funksional se si ne duhet të dialogojmë me qeverinë”.

Në një ekonomi ku ndërkombëtarizimi dhe konkurrenca po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, takime të tilla krijojnë mundësi që bizneset të njihen me njëra-tjetrën, të shkëmbejnë ide dhe të ndërtojnë marrëdhënie që mund të kthehen në bashkëpunime konkrete.

“Kjo paketë fiskale është si paketa e Robin Hood-it, e cila u ngarkon akoma më shumë barrën bizneseve. Po ashtu, mungesa e konsultimit publik është treguesi kryesor, që ndoshta qeveria është e distancuar nga realiteti. Flasim për bizneset që po orientohen dhe integrohen drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Europian. Të gjitha këto, sjellin një rritje të kostove, pse jo dhe të ccmimeve të shportës, të cilat do të shkarkohen te biznesi dhe konsumatorët.”

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës vijon të jetë një nga aktivitetet që bashkon aktorë të ndryshëm të sipërmarrjes, duke i dhënë biznesit një hapësirë për të prezantuar potencialin e tij, por edhe për të diskutuar sfidat që kushtëzojnë zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.

“Parë nga pjesa e të ardhurave, pjesëmarrësit këtu kanë një barrë të rënduar në raport me atë çfarë pritet të kenë dhe nga ana tjetër kemi shpenzimet kapitale, në sektorë si infrastruktura dhe mbrojtja të cilat janë të mbivlerësuara, ndërsa janë shumë pak të vlerësuara aktivitetet e prodhimit. Sektori prodhues është i goditur te pjesa e të ardhura, dhe këtu e kam fjalën edhe te cikli rënës i kursit të euros, për të cilin nuk ka shpjegim nga institucionet për situatën dhe perspektivën që do kenë. Edhe pse Banka Qendrore ka thënë se ajo ç’ka ndikon te subjektet eksportues, do të referohet në një regjim të ri të euros, në fakt e gjitha meriton një analizë, pasi pasiguria është shumë e madhe.”

Tiranës synon të shkojë përtej një aktiviteti tradicional tregtar, duke u kthyer në një platformë ku sipërmarrjet shqiptare dhe të huaja ndërtojnë ura bashkëpunimi, shkëmbejnë përvoja dhe identifikojnë mundësi të reja zhvillimi.

 

Next Post
“Të keqen e sjell politika”- Ibsen Elezi: Protestat janë revoltë ndaj sistemit politik, por “Flamingove” iu mungon përfaqësimi!

“Të keqen e sjell politika”- Ibsen Elezi: Protestat janë revoltë ndaj sistemit politik, por “Flamingove” iu mungon përfaqësimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In