• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthimi i fruthit, Tomini: Nuk është kryer në kohë vaksinimi, 2 raste janë në Tiranë, të prekurit të moshës nga 1-5 vjeç

by B K
02/04/2025 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fruthi ka shpërthyer edhe në Shqipëri muajt e fundit, ku ISHP konfirmoi 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars.

Për të folur lidhur me situatën nga fruthi në vendin tonë, e ftuar ditën e sotme në emision ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ishte drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini.

Tomini tha se rastet e prekura janë ato që nuk kanë kryer në kohë vaksinimin.

‘Gjatë vitit 2024 kemi pasur shpërthime të fruthit, por ka pasur raste të shkëputura dhe që nuk kanë qenë të lidhura epidemiologjikisht me njëri-tjetrin, dhe janë raste që nuk kanë kryer vaksinimin në kohë. Ka prindër që për arsye të neglizhimit nuk e kanë dërguar fëmijën që të kryejë vaksinimin në moshën 12- vjeç, por e kanë kryer në moshën 15 ose 18. Ky fakt rëndon në shëndetin e fëmijëve dhe jo vetëm të fëmijës dhe të një individi, por edhe të komunitetit. Duhet që të kishte një ndërgjegjësim që në periudhën që kishim dy shpërthime vitin që shkojë’, tha ajo.

Teksa u pyet lidhur me qytet, ku janë konfirmuar rastet me fruth, Tomini tha se dy raste janë në Tiranë.

‘Rastet janë në Tiranë, kemi pasur dy raste para disa javësh. Kjo histori e shfaqjes së rasteve me fruth ka filluar që nga viti 2017, para Covid ne kemi pasur një mbulesë vaksinale shumë të lartë. Në mbarë botën është kjo politika për rritjen e mbulesës vaksinale’, tha ajo.

Tomini tha se prindërit nuk duhet që të frikësohen nga vaksinimi i fëmijëve të tyre. Ajo theksoi se ata duhet që të marrin informacione tek pediatri dhe mjeku i familjes.

‘Prindërit duhet që të marrin informacionin në burime të sigurta informacioni, të konsultohen me mjekun pediatër që ndjek fëmijën e tyre, po ashtu edhe me mjekun e familjes. Ka prindër që duan që ta shtyjnë disa muaj vaksinimin sepse thotë edhe pak sa të ecë vet dhe pak dhe të rritet. Por vaksinimi bëhet në atë kohë që është e rekomanduar’, tha ajo.

Teksa u ndal tek mosha për rastet që janë prekur nga fruthi, ajo tha se janë nga 1 deri në 5 vjeç.

‘Është mosha nga 1 deri në 5 vjeç dhe janë raste kur nuk është bërë vaksinimi i plotë. Doza fillestare nuk jep imunitetin e plotë dhe nuk kryejnë aplikimin e dozës së parë në kohën e duhur. Por, pse duhet që të provojë sëmundjen e fruthit një moshë që është nën 5- vjeç vetëm se pse nuk ka kryer vaksinimin në kohën e duhur’, tha ajo.

 

Next Post
Detaje të reja/ Vrasja e policit në derën e shtëpisë dyshohet e planifikuar, ekzekutimi u krye nga dy persona

Detaje të reja/ Vrasja e policit në derën e shtëpisë dyshohet e planifikuar, ekzekutimi u krye nga dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In