• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shpërthen’ Panucci: Disa lojtarë duhen rrahur, por çfarë të bëj që jam trajner

by Java News
07/10/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Christian Panucci ka dalë në konferencën për shtyp të dielën, për të folur për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë dhe atë përballë Izraelit, që është tepër e rëndësishme, sa i përket fatit për Ligën e Kombeve.

Pse nuk thërriten lojtarët e kampionatit shqiptar?

Nëse ka futbollist që duhet të shoh te Superliga, shkoj e bëj, si Guri. Uzuni ka pesë ndeshje që aktivohet në Kroaci. Gavazaj nuk është aktivizuar, por është pjesë e grupit.

Abazaj ndjen keqardhje që nuk thërritet te Shqipëria?

Sa ka që nuk luan Abazaj. Sa ka që nuk zhvillon një ndeshje. Këtu jemi të çmendur. Nuk luan te Anderleht fare. Më takoi jashtë stadiumit dhe më tha nuk ia dola dot, sa shumë punohet këtu.  Këtu njerëzit mendojnë se është vend pune kombëtarja. i vjen keq që nuk është në kombëtare, çmenduri. Imagjino që unë nuk e shoh fare as në stol. Si pretendon të vijë në kombëtare pa luajtur fare 4 muaj.

A është e rëndësishme ndeshja me Izraelin?

Shumë e rëndësishme. Uroj që lojtarët të mbërrijnë me dëshirën për të fituar. Nëse na shënojnë, atëherë e pësuam keq. Këtu në Shqipëri kemi luajtur mirë me Izraelin. Në Skoci pësuam një gol në goditje këndi dhe një gabim që mund të shmangnim. Ishim shumë pak të vëmendshëm. Kam një muaj që rri në shtëpi dhe mendoj diçka që shkon përtej futbollit. Nuk e kam kuptuar ende nëse një pjesë e lojtarëve e kuptojnë se çfarë është ekipi kombëtar i futbollit.  Eshtë diçka që do ti kërkoj lojtarëve: çfarë është kombëtarja për ju? Nëse fitojmë mirë, nëse nuk fitojmë, prap mirë. Nuk më shkon aspak mirë. Ne duhet të fitojmë dhe bëjmë rezultat në Izrael, sepse ndryshe grupi rrezikohet.

A ka një plan për një barazim në këtë transfertë, duke e lidhur edhe me ndeshjen tjetër ndaj Skocisë?

Ne kemi 5 ditë për të përgatitur ndeshjen. Ju duhet të mendoni. Nuk gjej kurrë justifikime. Nëse kam gabuar, e pranoj. Ne që prej Norvegjisë, na mungon 50% e skuadrës. Mavraj nuk luan prej kohësh. Abrashi i dëmtuar, Sadiku i dëmtuar. Ne nuk jemi Brazili dhe Franca. Nëse Brazilit i heq Nejmar, apo Argjentinës Mesin, çfarë do të bëjnë? Ne kemi nevojë që të rikuperojmë të gjithë. Ndaj Kosovës na mungonin 12. Rikuperojmë disa, si Mavraj, që është lider për ne. Apo Grezda, edhe pse ka luajtur pak. Duhet të bëjmë diçka të rëndësishme tani.

Duke qenë se Izraeli ka më shumë rëndësi se Jordania, për vlerën e Europianit, mos ndoshta duhet menduar që Jordania të shihet si provë gjenerale përpara kësaj sfide tjetër?

Kanë nevojë për minuta Mavraj, Binaku, Gjimshitit, Grezda. Unë i ndjek ndeshjet dhe lojtarët, por shumë pak luajnë. Duhet t’i jap disa minuta të gjithëve dhe do të shfrytëzoj këtë mundësi. Na duhet seriozitet dhe duhet të kemi përgjegjësi. Dikush duhet të ma tregojë këtë gjë, të tregojë se çfarë do të thotë të jetë shqiptar. Sepse, unë i marr të gjitha përgjegjësitë dhe fajet. Bjerini Panuçit, por edhe disa duhet ta dëshmojnë se çfarë do të thotë të jesh futbollist i ekipit kombëtar. Duket sikur ata luajnë në gjysmëfinale Champions apo ku di unë dhe kur vijnë në kombëtarë sikur thonë “erdhi edhe kjo kombëtarja, kush luan”. Të jeni të qetë se unë e respektoj shumë Shqipërinë.

Mbrojtja nuk po ecën aspak mirë. Pësojmë shumë. Keni menduar se ku duhet të korrigjohemi?

Eshtë e vërtetë, por është një punë skuadre. Eshtë e vërtetë kur kalojmë në avantazh pësojmë më pak. Ndodhi në Turqi, ndaj Izraelit. Uroj që Mërgim Mavraj të jetë në formë, sepse për ne është tepër i rëndësishëm. Diçka duhet të bëj. Por, në Skoci, në goditje këndi pësuam. Pastaj, kur u vendosëm me tre, pësuam prap. Duhet luajtur edhe me zemër.

Nëse do të isha futbollist, do të isha zënë me grushte më disa lojtarë të kombëtares, por jam trajneri dhe duhet të mundohem t’i tregoj se si duhet të luajnë dhe se sa shumë duhet të japin.

Shiriti i kapitenit. Kaq e vështirë është të zgjidhet një kapiten?

Mund edhe të bëhet, por smë pëlqen që të thuhet Panucci është diktator. Nuk lejon asgjë, madje as të qeshin. Unë i shoh ndryshe nga ato që thuhen. Nëse më vjen Federata dhe më thotë zgjidh një kapiten, atëherë le të ma demonstrojë dikush. Le të vinë ata tek mua dhe të më thonë, mister na duhet një lider. Pastaj e zgjedh unë.  Mavraj ka personalitet, por ta tregojë në fushë. Nëse pastaj ka faktorë të jashtëm, që ndikojnë, duke pyetur lojtarët aty dhe aty. Imagjinoni të bëja si Luis Enrique, që u heq telefonin në grumbullim, nuk do të futeshin dot në Instagram dhe qanin… Unë po i mbaj aq mirë sa ska.

/Telesport

Next Post
Mos i hidhni bishtat e qepës, janë më të shëndetshme se vetë ato

Mos i hidhni bishtat e qepës, janë më të shëndetshme se vetë ato

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

VIDEO/ Aksidenti tragjik me 3 të vdekur në Durrës, dalin pamjet! Mjeti me shpejtësi 114 km/h, godet bordurën dhe…

August 19, 2026
Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

August 19, 2026
U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

August 19, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

August 19, 2026
Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

August 19, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Rastin po e ndjekim nga afër me autoritetet shqiptare, ka pasur arrestime por…

August 19, 2026
Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

August 19, 2026
EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

U la e vdekur para spitalit në Itali, Gjykata lë në burg shqiptarin Elvis Metvelaj, akuzohet për vrasjen e motrës së anëtarit të “Ndragheta”

August 19, 2026
“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com