Goditet një rast i shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza në Durrës, duke vënë në pranga një djalë të ri.
Në vijim të kontrolleve të shtuara ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, u arrestua në flagrancë E.B., 22 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.
Ndaj të riut hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit.
22-vjeçari u arrestua pasditen e kësaj të shtune, i akuzuar për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”.
/a.r











