Menjëherë pas deklaratës së bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, se qytetarët kanë mbetur pa shpërblime, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka thënë se Partia Demokratike duhet të lërë fjalët, por duhet të kujtojë se për vite i la shtresat në nevojë pa asnjë mbështetje.
Rama thotë se vetëm në vitin 2012, që ishte vit elektoral, qeveria e drejtuar nga PD dha 2 mijë lekë për këto shtresa.
Reagimi i plotë në Facebook i Edi Ramës.
“Shqup mos qaj për shpërblimet për të varfrit e pensionistët po kujtohu: 2010 shpërblime 0; 2011 prapë 0; 2012 (meqë vinin zgjedhjet) 2000L!”