• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret në PD/ Romeo Kara: Fitojnë servilët! Berisha po gjen alibinë për të justifikuar humbjen në 11 maj

by S T
24/01/2025 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Primaret në Partinë Demokratike kanë thelluar edhe më shumë përçarjen brenda Partisë Demokratike dhe pakënaqësitë, teksa ka pasur edhe “kryengritje” ndaj kreut të selisë blu, Sali Berisha, ky i fundit prej më shumë se një viti nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK, për aferën në dosjen “Partizani”.

“Studio Live” në Report TV trajtoi sot nëpërmjet moderatorit Arbër Hitaj temën e debateve brenda partisë më të madhe opozitare që kanë nisur prej ditësh, ku një nga urdhrat ka qenë që krerët e degëve duhet të dorëhiqen, për të kandiduar për deputetë. Çfarë po ndodh para zgjedhjeve të 11 Majit dhe nisjes së fushatës elektorale?

Të ftuar për këtë analizë kanë qenë juristi Romeo Kara dhe Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Avokati Romeo Kara ishte i qartë në analizën e tij, ku tha se nuk mund të ketë Primare të ndershme në PD me ‘vulë të vjedhur’, duke parashikuar dështimin e tyre dhe përçarjen e mëtejshme. Por pohoi se primaret duhet t’i ketë çdo parti politike për të ndryshuar gjendjen politike në Shqipëri.

“Nëse do ndryshojmë frymën e politikës në Shqipëri Primaret duhet të jenë në çdo parti politike. Duke rrëzuar konceptin e padronit të partisë, që lë litarin jashtë dhe mban zvarrë partinë. Mendoj se Primaret s’do jenë të suksesshme sepse nuk mund të bëjnë primare kryetarët e partive që bëjnë ndryshime jodemokratike në Kodin Zgjedhor. Kod Zgjedhor antikushtetues dhe antiligjor, janë po këta që bëjnë listat, përzgjedhin. Kush është i fortë te Berisha apo në terren dhe kush te PS. Njerëzit e aftë përballen me pengesa të panumërta. Po njerëzit e sigurte, kush i vë ata? Mbetet e paqartë, të jenë lista të hapura, me lista dhe të votohet në mënyrë të hapur, emri dhe partia. Ai që del i pari merr vendin e duhur. Se mund të marri votat dikush me punën e Liljanës (Kuçanës) dhe dikush tjetër fiton që i kreh flokët doktorit. Punon kali dhe ha gomari, fiton servili”, tha juristi.

Kurse si shkak të dytë për primaret në PD, avokati thotë alibinë që po gjen Berisha pas tyre apo nëse humbet zgjedhjet.

“Një tjetër arsye është alibia e Berishës nëse humbet nesër, do thotë ja i zgjodhi partia, i bëmë të hapura dhe lan veten. Me sondazhe unë nuk i besoj më, për taktikën e zgjedhur nga PS. Sepse zgjedhja më e madhe bëhet nga një person në listë. Kemi pengmarrje të tmerrshme politike për të nxjerrë alternativa”, shprehet Kara.

Madje shkon më tej, duke kujtuar se mund të ketë ndonjë vendim nga Gjykata për vulën, teksa vë theksin edhe te morali politik.

“Primare themi, por mos i iki vula? Sepse e kemi ende në proces, mund të kemi ndonjë vendim gjykate më pas. Me vulë të vjedhur, të bësh Primare të ndershme, kjo nuk shkon! Nuk do jenë të suksesshme. Berisha ka probleme me të nesërmen dhe po mendon alibinë. Po mendon kujt t’ia japi, atyre besnikëve apo të bazës e qendrës. Për të thënë s’e kisha unë në dorë, ai do i bëjë me dhunë Primaret, do i realizojë. Ka pasur disa shejtanë që janë bërë shkaku për dëbimin e njerëzve nga Shqipëria dhe një prej tyre, më kryesori, është Sali Berisha”, shpjegon juristi.

Por ai vuri theksin edhe tek autorët e ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe votën e Diasporës.

“Ata që bëjnë këto ndryshime të paligjshme duhen çuar në burg. Medemek demokraci, por është vjedhokraci! Këta dy që u morën me votën (Gjiknuri dhe Bylykbashi) le të konkurrojnë direkt dhe të shikojmë sa fitojnë në përballje të hapur. Por me kodin, hajdutët, zyrat, pallatet dhe oligarkët, nuk është garë e ndershme. Ku janë 1,7 mln shqiptarë që nuk votojnë? Po flitet se SHBA do shtyjë zgjedhjet. Njerëzit duan ndryshim, nuk duan më partitë dhe politikën e vjetër. Unë mendoj se zgjedhjet e 11 Majit do jenë fiktive, sepse dy partitë e mëdha do dalin të parat përsëri. Sali Berisha është simboli i të keqes, koka e kuçedrës. Pa PS-në PD-ja vdes”.

Por cili është mendimi i anëtares së kryesisë së PD-së, Ilirjana Kuçana për primaret?

“Primaret janë pjesë e Statutit, askush nuk mund të dali mbi Statutin, do respektohet, janë niveli më i lartë i demokracisë. Nuk është luftë për vend personal por për PD. Jemi në procesin e përgatitjes së primareve, është shpejt për emra dhe lista. Është shumë shpejt për listën e deputetëve”, u shpreh ajo.

Por ajo mendon se të gjithë në parti, përfshi drejtuesit, duhet t’i nënshtrohen primareve, teksa deklaroi se presidenti Trump do vendosë drejtësi dhe do ketë zhvillime për “non gratën” e Berishës.

“Krerët e PD duhet të japin dorëheqjen për të kandiduar në Primare. Po punohet akoma, po përpunohet për t’u rregulluar për të parë cilët kandidatë do jenë aty. Primaret duhet të bëhen për të gjithë. Edhe drejtuesit politikë të futen në garën e primareve. Unë kërkoj një drejtësi jo me dy standarde. Do ketë zhvillime të forta edhe për non gratën e Berishës, presidenti Trump do vendosë drejtësi”, thotë Kuçana.

Anëtarja e PD-së pohoi se do të garojë për listën.

“Aty ku i shërbej më shumë PD-së, jam duke u menduar dhe do e bëjë me dije së shpejti. Jam e deleguar në qarkun e Durrësit”, pranoi ajo.

Gjithashtu u shpreh se “po punojmë për Diasporën, sepse është e rëndësishme. Do jetë e rëndësishme për PD, do ndryshojë politikën në Shqipëri dhe ajo votë do jetë për PD. Po merremi me regjistrimin e votës së diasporës”.

Next Post
Probleme me qarkullimin e mjeteve në veri të vendit, ja akset ku mjegulla krijon vështirësi për shoferët

Probleme me qarkullimin e mjeteve në veri të vendit, ja akset ku mjegulla krijon vështirësi për shoferët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In