• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpenzime luksi?”, reagon Kryemadhi: S’kam bërë operacione plastike! Paratë ishin për…

by A R
22/10/2024 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi ka reaguar “live” për  Tv Klan teksa në studion e emisionit tema ishte përqendruar tek arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta dhe akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe deputetes së Partisë së Lirisë.

Në pjesën e dytë të emisionit, Fevziu ka lexuar mesazhin që i ka ardhur në telefon nga Kryemadhi e cila thotë se sipas saj nuk ka asnjë operacion plastik për të cilin të jenë shpenzuar para. Më tej, ajo shton se shpenzimet janë bërë për mjekime të sajat në 7 vjet për kancer në qafën e mitrës.

Blendi Fevziu: Kam një mesazh nga zonja Kryemadhi, e cila më thotë “Nuk ka asnjë operacion plastik dhe fatura për të cilin u fol është për të gjithë familjen për 7 vjet. 2 operacionet në vite të ndryshme, në 2013-ën 7 mijë Euro, të tjerat janë të gjitha mjekime të miat në 7 vjet për një kancer në qafën e mitrës”.

Ndërkohë, SPAK thotë se nga hetimi ka rezultuar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019 në vlerën totale prej 106.125 Euro.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.”, njoftoi SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka caktuar ndaj Kryemadhit masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

/a.r

Next Post
“Rrugaç e përdorues droge”, Blushi shpërthen ndaj Valterit: Kam bërë kallëzim në polici…

“Rrugaç e përdorues droge”, Blushi shpërthen ndaj Valterit: Kam bërë kallëzim në polici…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In