• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

by A R
08/01/2026 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhemal Gjunkshi, kreu i Sigurisë Kombëtare në Partinë Demokratike, i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e përmbytjeve në vend.

“I kam kërkuar qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Është kusht. Ka humbur dhe një jeta e një qytetari. Ne kemi sot me mijëra qytetarë të cilët, jo vetëm në Durrës, por edhe në Lezhë, edhe në Shkodër dhe në Gjirokastër dhe në vende të tjera të Shqipërisë, të cilët nuk dinë në këto kushte të errëta, në këto kushte të vështira të të ftohtit të jashtëzakonshëm që është krijuar, nuk di se ku kanë kokën. Ndërkohë, ne shohim drejtuesit e qeverisë që i bëjnë thirrje qytetarëve që të presin, duke shpresuar që rreshjet e shiut do të ulen”, tha Gjunkshi.

“Këtë fenomen e pamë edhe me kryetaren e Bashkisë së Vlorës, edhe ajo kishte të njëjtin mendim, që ishte me shpresë që do ulen rreshjet e shiut. Këto përgjigje sot dha dhe drejtori i Emergjencave Civile. Ore, po i bëj pyetje. Këta drejtues kaq naivë janë? Kaq të palexuar. Ore, ky telefoni këtu e thotë shumë qartë sa është prurja, si është koha për nesër e pasnesër. Ushtria është e gatshme që të reagojë sa herë që kërkohet, por është politika ajo që e drejton dhe ne këtu konkretisht të vendosim pikën mbi i cilët janë shkaqet. Kemi me qindra biznese të cilëve u janë shkaktuar dëme kolosale. Ky shtet ka marrë masa që mosngritja dhe mosshpallja e gjendjes së emergjencës të fatkeqësisë natyrore detyrimisht shmang përgjegjësinë e këtij shteti nga detyrimi që ka nga shpronësimet për fermerët atje në Fier, për banorët e qytetit të Durrësit apo dhe të gjithë zonave të cilat janë prekur nga përmbytjet”, shtoi Gjunkshi.

Sipas tij, Partia Demokratike do e kishte shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore: “Unë jam një nga ata dëshmitarë, jam përballur jo një here, por disa herë me fatkeqësitë natyrore. Kemi vitin 2012 ku pati sasi të jashtëzakonshme të dëborës, por që e kemi menaxhuar me shumë profesionalizëm, u ngrit komiteti ndërkryeministror në drejtimin e zëvendëskryeministrit. Unë nuk shoh sot në këto momente që ne jemi, që të jetë ngritur komiteti që të mblidhet dhe të drejtohet nga zëvendëskryeministri apo kushdo që të jetë, s’ka rëndësi. Kjo është detyrë e kryetarit të qeverisë që cakton se kush do ta udhëheqë këtë komitet ose këtë operacion për këtë fazë, për këtë situatë që është krijuar në këtë vend”.

Next Post
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

"Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë", ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In