• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpallen fituesit e maratonës së sigurisë kibernetike “HackDay Albania 2016”

by A R
28/10/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“HackDay Albania 2016”, eventi që organizohet për vitin e dytë radhazi nga ALCIRT nën kujdesin e Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito është finalizuar me dhënien e çmimeve për më të talentuarit e teknologjisë së Informacionit.

Ky aktivitet që ka mbledhur nxënës dhe studentë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, kishte në fokus zbulimin e talenteve të reja në fushën e sigurisë kibernetike. Këta janë studentë të teknologjisë së Informacionit, të apasionuar pas sigurisë kibernetike.

Në maratonën e këtij viti, morën pjesë 25 pjesëmarrës, të cilët për 10 orë me radhë kanë tentuar të thyejnë sigurinë e një aplikacioni test të përgatitur posaçërisht nga ALCIRT. Pjesa më e madhe e të rinjve pjesëmarrës arriti të identifikonte pikat e dobëta të aplikacionit. Gjetjet e dobësive u paraqitën në një raport, i cili ju dorëzua jurisë për vlerësim.

Në ceremoninë e dhënies së çmimeve, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka theksuar rëndësinë e sigurisë kibernetike në ditët e sotme. “Jemi duke jetuar në kohën e Revolucionit IV industrial, atij që njihet si Revolucioni dixhital. Siguria kibernetike është jo vetëm çështje e shtetit por edhe e sektorit privat, kompanive të telekomunikacionit, sektorit bankar etj”, tha ajo.

Ministrja theksoi se pak ditë më parë Këshilli i Ministrave ka aprovuar një ligj të veçantë për sigurinë kibernetike: “Është hera e parë që mitratohet një ligj i tillë dhe kështu ne po krijojmë kuadrin e nevojshëm që siguria kibernetike të forcohet jo vetëm për shtetin, por për të gjithë shoqërinë, për gjithë sektorin privat, për të gjithë aktivitetin dixhital”.

Drejtoresha e ALCIRT, znj.Rovena Bahiti në fjalën e saj ka falenderuar bashkëpunetorët në realizimin e “HackDay Albania 2016”, kompanitë “IkubInfo”, “Albtelecom”, “Vodafone” dhe “Dyqan Taxi”.

Ceremonia vijoi me ndarjen e çmimeve:

Çmimi i Parë – Erlind Cekaj

Trajnim dhe Certifikim Penetration Test ofruar nga “IkubInfo”

Çmimi i dytë – Florian Kunushevci dhe Shkumbin Shala

Abonim 12 mujor interneti nga “Albtelecom” dhe Program Student Membership ofruar nga “Vodafone”.

Çmimi i tretë – Andi Rrahmani

Smart Watch nga “Dyqan Taxi”.

Next Post
Mourinho, ju rrëfej pse nuk luan Mkhitaryan

Mourinho, ju rrëfej pse nuk luan Mkhitaryan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In