• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëria Civile, çadra për të ruajtur pemët te Parku, përplasje me policinë

by Java News
06/03/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të shoqërisë civile shprehen të vendosur për të vijuar “betejën” e tyre, kundër ndërtimit të parkut të lojërave tek liqeni artificial në Tiranë. E ndërsa tek Parku i Liqenit, zona e Corpusit, kryebashkiaku mbillte qershitë japoneze, përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë nisur një protestë të re tek zona e Kodrave të Liqenit. Shoqëria Civile po vendos cadra për ruajtjen e Parkut, në shenjë proteste për këndin e lojërave që do të ndërtojë kryebashkiaku Veliaj në këtë zonë.

Protestuesit ndryshe nga herët e tjera kur kanë shkatërruar rrethimet e Bashkisë, sot kanë dhuruar lule, madje dhe kundrejt punonjësve të policisë që ruajnë zonën ku parashikohet projekti për këndin e lojërave.

“Nuk jemi vandalë. Sot është dita e debatit për qytetin, sot është dita e qytetarëve. Atë që nuk e bën bashkia, e bëjmë ne si qytetarë të lirë”, u shprehën përfaqësues nga Shoqëria Civile.

Sipas tyre, “Bashkia ka humbur arsyen dhe bën garipin me ne. Ne do rrimë gjithë ditën në park do marrim lopatat e do mbushim gropat. Do hapim cadrën e madhe dhe do ruajmë Parkun. Ftojmë qytetarët të vijnë me ne dhe të solidarizohen. Dialogu, e vetmja zgjidhje për këtë krizë”.

Një protestuesi i bie të fikët pas konfrontimit
Një protestuesi i bie të fikët pas konfrontimit

Më tej protestuesit shprehen sipas tyre për mungesën e transparencës.

“Nuk mund të ndërtohet pa informuar qytetarët”.

“Arroganca e bashkisë po shkatërron parkun. Parku po shkatërrohet pa dokument ligjor, pa mbështetjen qytetare”, deklarojnë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.

Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur i vendosur për vijimin e punimeve, duke theksuar se parku do të jetë gati për fëmijët më 1 qershor.

Gjatë një takimi që zhvilloi pak ditë më parë me përfaqësues të shoqërisë civile, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se arsyeja e propozimit për vendosjen e një këndi lojërash në Parkun e Liqenit është sepse ajo zonë nuk ka asnjë mjedis rekreativ për ta, por edhe se për bashkinë, fëmijët janë në qendër të vëmendjes së saj.

Nisur nga kërkesat e shoqërisë civile për transparencë, Veliaj propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët me shoqërinë civile, të cilët të kenë të njëjtin autoritet në kantier për të inspektuar dhe ndjekur punimet.

“Kemi filluar një proces ku po bëjmë inventarizimin e çdo peme. E kam ftuar shoqërinë civile që të jenë dëshmitarë, kur të matrikulohet çdo pemë. Në qoftë se në datën 1 qershor, aty janë prerë pemë ose është bërë një kafe, unë iki nga kjo detyrë”, – tha Veliaj.

Next Post

LETRA/ Dade & Hafizi: Grupi PS të analizojë incidentin me Blushin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com