• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shoqata që bëjnë propagandë ruse”, çfarë tha kreu i SHISH në komision

by A R
28/03/2018 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka zhvilluar dje seancën dëgjimore me kryetarin e komanduar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, lidhur me raportin vjetor të këtij institucioni.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve sekrete që iu shpërndanë deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Burime të “Panorama” pranë mbledhjes bënë të ditur se temë e diskutimit me kreun e komanduar të SHISH-it ka qenë dhe lidhur me debatin e influencave ruse në politikën shqiptare dhe në financimin e tyre. Mësohet se Helidon Bendo është shprehur para deputetëve se SHISH-i nuk ka informacion për ndikimin e Rusisë në politikën shqiptare.

“Nuk na rezulton që ka ndikim rus në partitë politike shqiptare”, ka thënë ai. Kreu në detyrë i SHISH-it është shprehur se shërbimet sekrete kanë skeduar një sërë shoqatash, të cilat bëjnë propagandë ruse në Shqipëri. Këto shoqata, të cilat financohen nga Rusia dhe që mësojnë gjuhën dhe traditën ruse në Shqipëri, janë në monitorim të vazhdueshëm nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ai ka folur dhe për aksionin e koordinuar me vendet e NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë nga Shqipëria. “Ne jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për situatën e krijuar me Rusinë”, mësohet të jetë shprehur Bendo para deputetëve.

TRAFIKU I DROGËS

Seanca dëgjimore me kreun e SHISH-it, Helidon Bendon, në Komisionin e Sigurisë ka zgjatur rreth tri orë dhe deputetët e opozitës kanë kërkuar informacione për lidhjet e politikanëve dhe Policisë me drogën, siç ishte rasti i kapjes së 613 kg kokainë në portin e Durrësit. Por më- sohet se shumë herë pyetjet e demokratëve kanë mbetur pa përgjigje nga Bendo.

Kryetari në detyrë i Shërbimit Informativ mësohet të jetë shprehur se “Mbjellja e drogës në Shqipëri këtë vit ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara”. Por këto deklarata kanë ngjallur reagimin e opozitës. Mësohet se deputetët e djathtë kanë përdorur si argument kapjen e tonelatave të hashashit dhe drogave të tjera në brigjet e vendeve fqinje. Burimet bënë të ditur se kreu i SHISH-it ka thënë se droga nuk është mbjellë këtë vit në territorin e Shqipërisë dhe se hashashi i kapur në vendet fqinje është drogë e magazinuar nga vitet e shkuara./a.m.

Next Post
Vrasja e ambasadorit, SHBA dënon sulmin: Lutjet tona për familjen Karlov

Tensionet pas arrestimit të Gjuriç, DASH: Shmangni përshkallëzimin e situatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com