Veprimet dhe tradhëtitë e futbollistëve janë nga më të çuditshmet. E fundit është e sulmuesit të Njukasëllit Papiss Cisse.
Ky i fundit i tha të dashurës së tij Rachelle Graham se po nisej pushim. Por kjo ishte vetëm një gënjeshtër, pasi tre ditë më vonë ai është martuar me 29-vjeçaren Diallo Aëa, volejbolliste senegaleze.
“Më tha që do shkonte me pushime, por pasi nuk iu përgjigj telefonit timë për tre ditë hyra në internet. Aty pashë që ishte martuar me dikë tjetër. Nuk e besoj si nuk më tha për këtë gjë”, tha 24-vjeçarja Graham.