• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

by Java News
15/01/2026 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Niazi Jaho

Nuk do të them asgjë të re nga ato që janë thënë dhe shkruar, por theksin do ta vë tek çështjet që janë të natyrës ligjore. Siç dihet, fill pas ngjarjeve të 21 Janarit 2011, mazhoranca parlamentare vendosi të ngrejë një komision hetimor (opozita nuk mori pjesë në këtë komision). Objekti i hetimit ishte: “hetim rreth veprimtarisë së institucioneve shtetërore sipas kompetencave të përcaktuara në ligje, për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimtarisë kriminale për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues si dhe masat e marra për parandalimin e këtij krimi të ngelur në tentativë.”

Në ditët e para të muajit Shkurt 2021, një gazetare kërkoi mendimin tim, nëse ngritja e këtij komisioni me objektin e mësipërm ishte ose jo në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Intervista në përgjigje të kësaj pyetje u botua në një faqe të tërë të gazetës “Shqip”.

Unë u shpreha në mënyrë kategorike se ky vendim binte ndesh me nenin 77, pika 2 të Kushtetutës, ku bëhet fjalë për komisionet hetimore, vendimin interpretues të Gjykatës Kushtetuese nr. 18, datë 14.05.2003 dhe nenet 281, 282 dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale. Në këtë intervistë i referohesha vendimit të mësipërm të Gjykatës Kushtetuese ku veç të tjerave thuhet: “objekti dhe fusha e komisioneve hetimore duhet të respektojë parimet kushtetuese dhe normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare, duke mos cenuar pavarësinë dhe duke mos penguar veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.”

Për mazhorancën parlamentare që miratoi objektin e këtij komisioni nuk vihej në diskutim “fakti” i organizimit të veprimtarisë kriminale për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues. Shqetësimi për të cilin u ngrit komisioni ishte përse institucionet shtetërore nuk kishin zhvilluar dhe parandaluar këtë veprimtari kriminale!

Është e qartë se legjislativi (mazhoranca) duke krijuar këtë komision merrte atribute të prokurorisë dhe gjykatës megjithëse për këtë krim (përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues) nuk kishte filluar asnjë çështje penale, nuk ishte dhënë asnjë vendim i formës së prerë të gjykatës.

Duke patur parasysh këtë tabllo natyrshëm lindin disa pyetje: a) A e dinte Kuvendi (mazhoranca) se ngritja e këtij komisioni me objektin që përmendëm më lart nuk ishte në përputhje me Kushtetutën? Kam bindje se e dinte. b) A e dinin anëtarët e komisionit ku përfshiheshin edhe katër juristë (njëri prej të cilëve ishte kryetar i tij) se ky objekt hetimi ishte në kundërshtim me vendimin interpretues të Gjykatës Kushtetuese si dhe me disa dispozita të Kodit të Procedurës Penale? Kam bindje se e dinin.

Në vështrim të dy pyetjeve të mësipërme lind e treta, por më e rëndësishmja: Derisa e dinin përse vepruan në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Mendoj se problemi ishte i qartë: nëpërmjet këtij hetimi synohej të tërhiqte vëmendjen se opozita nëpërmjet kësaj proteste synonte të përmbyste me dhunë rendin kushtetues gjë që legjitimonte përdorimin e armëve me pasoja vrasjen e personave.

b) Prokuroria duhet të fillonte çështjen penale për veprën e përmbysjes me dhunë të rendit kushtetues dhe të mos angazhohej në ngritjen e akuzave kundër Gardës së Republikës. Përkundrazi, Garda e Republikës duhej falenderuar që parandaloi kryerjen e veprës së mësipërme.

Komisioni hetimor thirri Prokuroren e Përgjithshme dhe i kërkoi asaj informacion dhe llogari. Mbas disa veprimeve të natyrës konspirative dhe konfidenciale ai pushoi së funksionuari pa dhënë asnjë sqarim, pa përgatitur asnjë raport.

2) Në 21 Janar 2011 Prokuroria e Tiranës me nismën e vet filloi hetimet për veprat e vrasjes, shpërdorimit të detyrës, pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, etj. U pyetën 92 dëshmitarë, por nuk u bë e qartë përse nuk u pyetën me cilësinë e dëshmitarit: Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Presidenti i Republikës dhe kryetari i opozitës se atëhershme. Këta kishin dijeni për ngjarjen dhe nuk përfshihen në personat që sipas nenit 157 të Kodit të Procedurës Penale përjashtohen nga detyrimi për të denoncuar.

3) Në 21 Janar 2011 prokurorët urdhëruan ndalimin e 6 oficerëve të lartë të Gardës së Republikës. Urdhëri nuk u zbatua. Përse prokuroria nuk filloi çështjen penale ndaj atij, kushdo që të ishte ai, për moszbatim të këtij urdhëri? Kemi parasysh se gardistët ndaj të cilëve ishte urdhëruar ndalimi, u dorëzuan në Prokurorinë e Tiranës në 8 Shkurt 2021, dmth mbas 18 ditëve.

4) Gjykata që shqyrtoi çështjen kundër gardistëve vendosi që të ndryshonte cilësimin e akuzës nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Në fakt N.P dhe A.LL kishin qëlluar drejt turmës, pra vrasja ishte me dashje, pavarësisht cilin apo cilët persona do të kapte plumbi. Ata duhet të parashikonin pasojat e mundshme që në fakt ndodhën. Arsyetimi i gjykatës se “nuk ishte provuar që të akuzuarit të kishin qëllim të vrisnin personat në fjalë” nuk gjen mbështetje as në prova, as në ligje dhe as në doktrinën juridike.

Vlen të përmendet gjithashtu se dy mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranë kishin deklaruar se për tre protestues që kishin vdekur, plagët tregonin se ishin shkaktuar nga armë të lehta, të gjuajtura nga një distancë e afërt. Nuk është bërë e qartë, nëse ky ekspertim është kryer ose jo me vendim të prokurorit dhe nëse mjekët ishin ose jo ekspertë të mjekësisë ligjore.

Si shpjegohet që Kryeministri, pak orë pas protestës deklaroi se sipas raporteve paraprake viktimat ishin qëlluar nga afër me armë të një lloji të ndryshëm nga ato që përdor policia dhe Garda e Republikës?

5) Gjykata e Strasburgut është vënë në lëvizje nga familjarët e viktimës A.N. Kërkesa e tyre u pranua. Është konstatuar shkelja e nenit 6/2 të KEDNJ.

Mbështetur në këtë vendim, çështja lidhur me viktimën A.N është në hetim. Kur u njoha me vendimin e gjykatës së Strasburgut më kanë tërhequr vëmendjen çështjet e mëposhtme: a) Dyshohet nëse autoritetet ekzekutive ishin ose jo të përkushtuara që në fillim për të hetuar plotësisht këtë ngjarje të rëndë dhe për të mos devijuar apo ndërhyrë në hetimin penal. Komisioni hetimor që u krijua, thuhet në këtë vendim, nuk synonte sqarimin e fakteve dhe përgjegjësisë së shtetit për ngjarjen e 21 Janarit, por për të hetuar abuzimet e dyshuara nga prokurorët që hetonin ngjarjen.

b) Gjykata ka shprehur gjithashtu dyshimet e saj lidhur me ato që kanë deklaruar punonjësit e Gardës dhe oficerët e lartë se askush nuk i ka urdhëruar ata për të qëlluar në ajër ose me ndonjë mënyrë tjetër.

c) Para këtij shkrimi rilexova përsëri vendimin e Strasburgut dhe konstatova se sa e kujdesshme është treguar ajo në analizën e çështjeve, me objektivitet dhe paanshmëri për të mos krijuar asnjë lloj keqinterpretimi. Ajo ka vlerësuar në mënyrë të ekuilibruar si provat direkte edhe ato indirekte, që nënkupton se kur është rasti edhe këto të fundit duhet ti nënshtrohen verifikimit në kompleksin e tyre.

Ka individë që bëjnë kritika në adresë të SPAK-ut. Pretendojnë se hetimi është i ngadaltë, se kësaj çështjeje nuk i jepet prioritet, etj. Kur kritika ose pretendime të tilla nuk janë të natyrës së presioneve, ndërhyrjeve apo fyerjeve, mendoj se janë normale. E them këtë se për ngjarjet e 21 Janarit 2011 ende nuk kemi një vendim përfundimtar. Ka 15 vjet që hetimi vazhdon me disa pauza (pezullime, rihapje, etj).

Hetimet kanë patur boshllëqe që i ka konstatuar edhe GJEDNJ në vendimin e saj. Jo vetëm familjarët që asnjëherë nuk kanë shprehur ndonjë hakmarrje, por edhe opinion i gjerë publik është i ndjeshëm sepse, siç dihet, vonesa të tilla shoqërohen edhe me vështrirësi që kërkojnë durim, këmbëngulje dhe aftësi profesionale.

Next Post
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

September 26, 2026
Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

September 26, 2026
Administrata Trump për bllokimin e medias: Qasja në Shtëpinë e Bardhë është një privilegj, jo një e drejtë -

“Wall Street Journal”: Trump e refuzoi propozimin për armëpushim 7-ditor dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit!

September 26, 2026
Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

September 26, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kriza/ Dëmet e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare: Merrni masa për uljen e kërkesës për gaz dhe energji elektrike!

September 26, 2026
Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

September 26, 2026
Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

September 26, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur e dy të plagosur në Fushë-Krujë, Policia jep detajet e para! Viktima një 19-vjeçar, të dëmtuarit…

September 26, 2026
Papa: Inteligjenca artificiale duhet t'u shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  -

Papa: Inteligjenca artificiale duhet tu shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  –

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com