• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Shok me Can Karriqin’, prindërit e të zhdukurit Ulvi Skana: Djali nuk e njihte Ervis Martinajn

by Java News
17/10/2022 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëllënza Skana, nëna e Ulvi Skanës, i riu që rezulton i zhdukur që prej datës 17 maj, kërkon të dijë se deri në ç’pikë kanë arritur hetimet për zhdukjen e të birit.

“Nuk është në territorin tonë,”- janë fjalët me të cilat blutë e Kamzës ‘përcjellin’ Fëllënzën sa herë e shohin që u mbërrin në komisariat. Por, nëna e të zhdukurit nuk ndalet me kaq.

Në një lidhje telefonike, Fëllënza Skana thotë se shteti shqiptar nuk ka interes t’ia gjejë të birin, por arsyen nuk po e kupton. Ajo shton se ka ndjekur e shqetësuar lajmet që Ulviun e lidhin me të shumërkuarin e zhdukur gjithashtu pa gjurmë, Ervis Martinaj. Fëllënza Skana shprehet se i biri nuk njihej me Martinajn.

“Ka kaluar më shumë se 5 muaj nga zhdukja e djalit tim, po çmendem, po luaj nga trutë e kokës, kemi shkuar në policinë e Kamzës, kemi pyetur, na thonë ‘në territorin tonë nuk është’. Nuk dimë më se çfarë të bëjmë, dyshojnë se nuk është në Shqipëri, por nuk shoh se po e kërkojnë. Më duket se nuk kanë interes ta gjejnë. Unë shoh lajmet, ma kanë lidhur me grupin e Ervis Martinajt, më dalin trutë kur i dëgjoj këto gjëra, ai nuk njihej me të, kishte një shok aty, po me të s’njihej,”- thotë Fëllënza Skana.

Ulvi Skana është 29-vjeçari nga Lura i cili prej 17 majit rezulton i hunbur. 29-vjeçari jetonte në Bathore dhe sipas familjarëve të tij ai nuk ka pasur kurrë probleme me drejtësinë. I riu ka qenë deportuar me ekspuls nga Gjermania, por e ka hequr pasi i ka mbaruar afati pasi qëllimi i tij ishte të ikte sërish jashtë Shqipërisë. Më konkretisht, sipas dëshmisë së babait të të riut Hasan Skana, Ulviu dëshironte të shkonte në Belgjikë.

Tre ditë pas zhdukjes, i ati shkoi në dyert e komisariatit të Policisë Kamëz dhe denoncoi ngjarjen. Ai zbuloi edhe se i biri ka qenë shok me Can Karriqin, i cili u vra më 23 dhjetor të vitit 2021 në Kamëz.

Ai u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, krim që ende nuk është zbardhur. Për këtë ngjarje, Ulvi Skana është marrë edhe në pyetje nga policia.

“Ka pasur dhe raste të tjera kur ka ikur nga shtëpia, deri në dy ditë. Por kthehej prapë. Ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ishte shok me Can Karriqin që u vra kohë më parë në Institut. Ishin shokë, shoqëroheshin. Tre ditë pas vrasjes e shoqëruan dhe në Komisariat. E mbajtën 12 orë dhe u la i lirë. Nuk ka pasur raste të tjera për të cilat mund të jetë shoqëruar. Familja ime nuk ka pasur asnjë konflikt. Policia nuk më ka thënë gjë, as nuk më kanë kërkuar informacione për djalin,”- shprehej Hasan Skana.

Kujtojmë se Can Karriqi ishte në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ditën që u ekzekutua. Ai kishte lidhje miqësore me Erigers Mihasin e Armando Dumanin, dy të rinjtë që u vranë më 13 nëntor të vitit 2021 në Astir që dyshohet se kishin lidhje me Ervis Martinajn. Mihasi ishte miku i ngushtë i Santiago Malkos, ish-policit të ekzekutuar në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Xhamllikut në më 28 gusht të vitit 2019. Kjo ka qenë dhe lidhja që ka ngritur aludimet se edhe i zhdukuri Ulvi Skana mund të ketë qenë pjesë e grupit të Martinajt, por deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht./Dosja

Next Post
Gjermania: Duhet përgatitje më e mirë në rast të netëve pa drita

Gjermania: Duhet përgatitje më e mirë në rast të netëve pa drita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In